• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhja e kryeprokurores/ Ruçi: Nuk ka pasur asnjë nxitim nga Kuvendi
Home
Shqipëri

Zgjedhja e kryeprokurores/ Ruçi: Nuk ka pasur asnjë nxitim nga Kuvendi

27 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk ka pasur asnjë nxitim nga ana e Parlamentit në zgjedhjet e kryeprokurores së përkohshme.

“Në rregulloren e Parlamentit për prokurorinë ka afate, që nëse i mbaron mandati një përfaqësuesi të një organi kushtetues, parlamenti është i detyruar 30-40 ditë që të hapë procedurën për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri. Nga momenti që komisioni nxjerr raportin, parlamenti ka vetëm një javë kohë. Nuk ka pasur asnjë nxitim. Ka qenë kryerja e hapave konkretë të institucioneve të shtetit, pasi organet kushtetuese dhe ato të ngarkuara me ligj dhe nëse ka çeduar Parlamenti për të shpejtuar është punë orësh, ose ditësh”, u shpreh ai.

Ruçi hodhi poshtë akuzat e opozitës së përmes procedurave u shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“Kjo puna e procedurës është alibi për debat politik. Të hënën u zhvillua seanca, që edhe nëse do të zhvillohej të enjten do të ishte e njëjta gjë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Gramoz Ruçi ka thënë se në vitin 2016 kultivimi i hashashit në Shqipëri ishte në përmasa të konsiderueshme, por mohon se janë përdorur paratë e drogës për zgjedhjet e 2015.

“Para të krimit ka pasur edhe në fushatat e tjera, ka pasur edhe në këtë fushatë dhe në këtë kendvështrim duhet të reflektojmë në kodin e ri që ta ndalojmë”, u shpreh ai.

Ruçi e quajti moszbatimin e ligjit dhe dështimin e strukturave ligjzbatuese për të parandaluar kultivimin e hashashit një gabim, ndërsa nuk komentoi çështjen “Tahiri”.

“Në raste të tilla, siç është çështja e zotit Tahiri, politika të heshtë derisa drejtësia të flasë. Ne duhet të mbajmë duart larg derisa drejtësia të shprehet për rastin konkret. Nuk bëj komente, qoftë nga pozicioni personal, as politik dhe aq më tepër si kryetar Kuvendit”, deklaroi Ruçi.

Kryeparlamentari thotë se “nëse ministrit të brendshëm kjo gjë u doli nga kontrolli, atëherë ishte tepër vonë dhe çështja është që në 2017 masat që u morën ishin shumë të ashpra dhe kjo na nderon”.

Gazetari: Cilat janë gabimet që ka bërë mazhoranca sipas jush?

Ruçi: Një nga gabimet është mos zbatimi i misionit dhe detyrat e organeve ligj zbatuese për të kontrolluar territorin për kanabisin. Në çfarë mase, kjo është e diskutueshme, por që ka qenë aty ka qenë aty.

Gazetari: Keni një koment për cështjen Tahiri?

Ruçi: Politika duhet të heshtë derisa drejtësia të flasë, çfarë do qëndrimi të mbaj unë do të kishte një ndikim, qoftë për fajësi apo pafajësi. Çdo politikan duhet të heshtë. Kështu që unë nuk mund të bëj komente qoftë për pozicionin personal edhe për atë të postit që mbaj.

“Në rregulloren e Parlamentit për prokurorinë ka afate, që nëse i mbaron mandati një përfaqësuesi të një organi kushtetues, parlamenti është i detyruar 30-40 ditë që të hapë procedurën për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri. Nga momenti që komisioni nxjerr raportin, parlamenti ka vetëm një javë kohë. Nuk ka pasur asnjë nxitim. Ka qenë kryerja e hapave konkretë të institucioneve të shtetit, pasi organet kushtetuese dhe ato të ngarkuara me ligj dhe nëse ka çeduar Parlamenti për të shpejtuar është punë orësh, ose ditësh”, u shpreh ai.

Ruçi hodhi poshtë akuzat e opozitës së përmes procedurave u shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“Kjo puna e procedurës është alibi për debat politik. Të hënën u zhvillua seanca, që edhe nëse do të zhvillohej të enjten do të ishte e njëjta gjë”, u shpreh ai.

Top Channel
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Blerim Destani vishet si Babagjyshi por me një ndryshim thelbësor ... (FOTO)
Previous article "Kur BBA bëhet shkuesi për çiftin e radhës", Klaudia e Arsimi së shpejti prindër (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT