• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJA E 3 GJYQTARËVE PËR GJYKATËN E LARTË/ Xhafaj: Përzgjedhje të këtij niveli edhe për emrat e tjerë në vijim
Home
Politikë

ZGJEDHJA E 3 GJYQTARËVE PËR GJYKATËN E LARTË/ Xhafaj: Përzgjedhje të këtij niveli edhe për emrat e tjerë në vijim

13 March, 2020 F.autor Politikë

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur përzgjedhjen e tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj shprehet se ky është një tjetër hap i rëndësishëm për drejtësinë e re.

“Urime dhe suksese tre gjyqtarëve të rinj, z.Sadushi, z.Panda & z.Pupe. Filloi sot rrugëtimi i ri i Gjykatës së Lartë për drejtësinë e Re. Një hap pozitiv përpara dhe kryesorja një zgjedhje e shkëlqyer me tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë”, nënvizon Xhafaj.

Më tej ai shpreh besimin edhe për tejkalimin e sfidave që gjenden përpara.

“Përpara gjendet një sfidë e jashtëzakonshme me situatën aktuale dhe besoj fort se do t’ia dalin. Të tre profesionistë, ndër më të mirët në fushat respektive, të njohur për integritetin që mbartin dhe për aftësitë e çmueshme profesionale”, shkruan deputeti socialist.

Xhafaj, përgëzon edhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për përzgjedhjen duke apeluar që edhe emrat e rinj të jenë pot ë këtij niveli.

“Përgëzime KLGj-së për procesin e realizuar dhe kryesorja për përzgjedhjen cilësore. Një dëshmi e përgjegjshmërisë së tyre në këtë proces. Le të shpresojmë se do të kemi përzgjedhje të këtij niveli edhe për emrat e tjerë në vijim”, tha ai duke theksuar se:

“Ka rëndësi ritmi i shpejtë në këtë proces, por mbi të gjitha cilësia e përzgjedhjes, integriteti dhe profesionalizmi i tyre. Bëhët fjalë për Gjykatën e Lartë, autoritetin kyç dhe imazhin e gjyqsorit besimin e qytetarëve te drejtësia e Re”, përfundon Xhafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ukraina dhe Çekia marrin masën ekstreme, mbyllin kufijtë me të gjitha vendet
Previous article LËVIZJA E BUJSHME/ Adi Krasta pranon ftesën për të punuar tek televizioni i SYRI.net

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT