• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Triumfi i konservatorëve në Austri, Sebastian Kruz udhëheqësi më i ri në Europë
Home
Europë

ZGJEDHJET/ Triumfi i konservatorëve në Austri, Sebastian Kruz udhëheqësi më i ri në Europë

15 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Europë, Politikë

Austria duket se do të orientohet djathtas, sepse konservatorët kanë fituar shumicën e votave.
Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve dhe një gare të populistëve nga e djathta dhe fare nga e djathta, Austria duket se do të orientohet djathtas. Partia konservatore, Partia Popullore Austriake (ÖVP) me kandidatin e saj Sebastian Kurz ka fituar sipas përllogaritjeve paraprake 31,5% të votave.
Pas saj renditet Partia Socialdemokrate e kancelarit aktual Christian Kern. Në vend të tretë me 25,9% renditet partia populiste e djathtë FPÖ.
Pjesëmarrje e lartë në votime
Qendrat e fundit të votimeve në Austri u mbyllën në orën 17:00. Por numërimi i votave do të vazhdojë deri nga mesi i javës, për shkak se ka pasur shumë zgjedhës që kanë votuar përmes votimit me rrugë postare.
Pjesëmarrja në votime ishte edhe më e lartë se në vitin 2013, kur ishte 74,9%. Kjo lidhet me luftën e ashpër elektorale mes socialdemokratëve dhe konservatorëve dhe akuzat e ndërsjellta.
Anketat e para pas zgjedhjeve e përgjithshme tregojnë se Sebastian Kurz, udhëheqësi karizmatik 31 vjeçar i partisë konservatore dhe aktualisht ministër i jashtëm, pritet të fitojë, gjë që do ta bënte atë udhëheqësin më të ri të Evropës.

Analistët thonë se ai ka arritur me sukses t’i ndryshojë fizionominë partisë konservatore dhe rigjallërojë të djathtën, përfshirë të djathtët e skajshëm, pas shpërbërjes së koalicionit mes konservatorëve dhe socialistëve.

Rezultatet e reja të anketave nga organizata e sondazheve SORA, tregojnë se social-demokratët që bënë fushatë me temën e nevojës për barazi sociale, dolën në vend të dytë, me një diferencë fare të vogël votash nga Partia e Lirisë e së djathtës së skajshme.

Fushata e zgjedhjeve u mbizotërua nga çështja e imigracionit. Austria, me një popullsi prej më pak se 9 milionësh, priti 90 mijë strehim-kërkues, shumica myslimanë gjatë krizës së migrimit të vitit 2015, duke nxitur mbështetje për politikanët e së djathtës së skajshme që janë në favor të ligjeve më të ashpra mbi emigracionin.

Konservatorët pësuan një goditje në dhjetor 2016 kur Norbert Hofer humbi me një diferencë të ngushtë votash në zgjedhjet e dominuara nga çështja e imigracionit, por në të cilën votuesit zgjodhën një kandidat të Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen.

Tani, analistët thonë se Partia Popullore Konservatore, e udhëhequr nga zoti Kurz, është e para ne anketa duke lënë pas Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë dhe socialistët.

DW/ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama: Dy arësyet pse në Qershor, Shqipëria hap negociatat me Bashkimin Europian
Previous article KOMUNIKIMI I JAVES/ Rama: Luftë krimit me agjentët amerikanë, sekuestro pasurive! (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT