Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të zgjatur hetimet për grupin e Astrit dhe Altin Avdylit, të akuzuar për trafik droge dhe krijim grupi të strukturuar kriminal.
Seanca e sotme u karakterizua nga debatet midis Astrit Avdylit dhe gjyqtarëve të çështjes. Ai premtoi se nëse ka Gjykata i gjen prova të pakundërshtueshme, është gati të pranojë të dënohet me 50 vite burg. Ai shtoi se po mbahet i arrestuar thjesht për shprehjen ‘’Alo Niçja’’, e cila doli në përgjimet e dosjes ”339” të ”BILD”.
Debati sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda midis Astrit Avdylit dhe gjyqtarëve të çështjes:
Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne me trafikun e drogës, çfarë është kjo ‘Alo Niçe’, përfshini politikanë kot! Hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë?! Çlidhje kemi ne me Kuksianët. Nëse më gjeni qoftë dhe një prove jam gati të firmos 50 vite burg, mund të kem bërë shumë gjëra por me skafin dhe drogën s’kam asnjë lidhje, jemi të pafajshëm po na mbani kot në burg, kemi gra dhe fëmijë ne shpi, akuzat e prokurorisë janë qesharake.


