• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZËVËNDËSON BAJRAM BEGAJN/ Peleshi prezanton Shefin e ri të Shtabit të FA, Gjeneral brigade Arben Kingji
Home
Politikë

ZËVËNDËSON BAJRAM BEGAJN/ Peleshi prezanton Shefin e ri të Shtabit të FA, Gjeneral brigade Arben Kingji

5 August, 2022 s.autor Politikë

Gjeneral Brigade Arben Kingji ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Shefi i ri i FA u prezantua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një ceremoni zyrtare, ku morën pjesë gjeneralë, drejtues civilë, ushtarakë, atashe të Mbrojtjes etj.
Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes theksoi se gjeneral Kingji vjen në këtë detyrë si një produkt i natyrshëm i karrierës së suksesshme dhe sfiduese të një ushtaraku shqiptar, pas një pune të gjatë 28 vjeçare. Z.Peleshi tha se Gjeneral Kingji e merr detyrën në një kohe kur siguria dhe paqja janë realisht të rrezikuara dhe kërcënuara, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
“Përballja me sfidat që ofron mjedisi i ri isigurisë parashtrojnë domosdoshmërinë për të pasur një Forcë të Armatosur të motivuar, të mirëpajisur dhe mirëtrajnuar, të ndërveprueshme, e cila duhet të jetë e gatshme që të realizojë me sukses misionin e saj kushtetues. Tashmë, Forcat e Armatosura janë duke u pajisur me armatim, teknikë dhe sisteme moderne dhe të ndërveprueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i qeverisë është vijimi i rritjes së buxhetit të mbrojtjes me synimin përmbushjen e objektivave të NATO-s brenda afateve kohore të përcaktuara, me prioritet Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë, rritjen e flotës së helikopterëve, përmirësimin e kapaciteteve të Flotës Detare, si dhe jo më pak nga rëndësia, vijimin e transformimi të sistemit të edukimit ushtarak”, deklaroi gjatë fjalës ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se sa i përket sfidave të brendshme fokusi do të përqendrohet në konsolidimin e kapaciteteve në përgjigje të emergjencave civile, si edhe kapaciteteve të veçanta si ato të cyber, xhenierë dhe EOD. Teksa i uroi suksese në detyrën e re, Gjeneral Kingjit, ministri Peleshi tha se FA do të kenë mbështetjen e përhershme të autoriteteve.
Në fjalën e tij, Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji u zotua se “Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të zhvillohen e integrohen, me qëllim kryerjen me profesionalizëm të angazhimeve dhe kontributit për paqen dhe sigurinë, përmes pjesëmarrjes në misione dhe operacione në kuadër të Aleancës, Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara dhe iniciativave rajonale”.
“Në kuadër të stabilitetit rajonal, FARSH do të jenë promotor i bashkëpunimit sa më konkret me Forcën e Sigurisë së Kosovës, realizimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, edukim dhe dhënien e ekspertizës më të mirë ushtarake si dhe mbështetës të fortë për pjesëmarrjen në iniciativa rajonale dhe globale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, theksoi në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Gjeneral Kingji u dekretua nga Presidenti i Republikës, pas propozimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit. Më parë ai mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E PËLQENIM NJËRI-TJETRIN..."/ Mori peng nënën e 2 fëmijëve në Durrës, dëshmia e Mario Musakut në Gjykatë
Previous article PAMJET SHOKUESE/ Gruaja i jep vodka fëmijës, burri dëgjon muzikë me zë të lartë

s.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT