Në rrjet po qarkullon një video shqetësuese ku një burrë dhe një grua shfaqen duke i dhënë një foshnje për të pirë vodka.
Mediat e huaja shkruajnë se dyshja në fjalë është arrestuar në shtëpinë e tyre në Dover, Kent. Pasi pamjet u bërë shumë virale në rrjetet sociale policia nisi menjëherë hetimet.
Ndërkohë në pamjet që janë postuar në rrjet shihet gruaja, e cila besohet se është nëna e vogëlushit, duke hedhur alkool në një kapak dhe duket se ia jep foshnjës.
Gjithashtu shfaqet edhe një burrë pa bluzë dhe me pantallona të shkurtra, i cili besohet të jetë babai i fëmijës. Ai duket sikur nuk e ka mendjen aspak te ajo çfarë po ndodhte.
Gjatë klipit të shkurtër dëgjohet në sfond një muzikë me zë të lartë. Lidhur me ngjarjen policia ka deklaruar se për ngjarjen janë njoftuar në orët e para të 21 qershorit, kur kanë marrë raportime nga persona anonimë.
Një burrë dhe një grua kanë përfunduar në pranga nën akuzën për mizori ndaj fëmijës, ka shtuar policia e Kentit. Por tani ata janë liruar me kush dhe janë në hetim.
Shërbimet sociale u informuan gjithashtu për incidentin dhe foshnja mësohet të jetë ende me çiftin pasi ata u liruan me kusht.