• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zëvendëskancelari austriak, ju prish festën serbëve: Nuk kam thënë që Kosova është Serbi
Home
Rajon

Zëvendëskancelari austriak, ju prish festën serbëve: Nuk kam thënë që Kosova është Serbi

13 February, 2018 F.autor Rajon

Të hënën (12.02) zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache pritet në Beograd për bisedime. Por një citim në fundjavë për Kosovën i ka paraprirë vizitës së tij. Një gazetë beogradase proqeveritare, “Politika” ka cituar në fundjavë zëvendëskancelarin austriak Heinz-Christian Strache (FPÖ). Sipas “Politika” Strache ka thënë se “Kosova është padyshim pjesë e Serbisë.” Një deklaratë kjo që bie ndesh me politikën e deritanishme të Austrisë, e cila ka qenë ndër shtetet e paraq që e ka njohur Kosovën.

Zëdhënësi i Straches, Martin Glier e hodhi poshtë citimin në bisedë me agjencinë austriake të lajmeve, APA. Sipas tij Strache nuk e ka thënë këtë në intervistë. Austria “e ka njohur Kosovën si një nga vendet e para dhe është që atëherë përkrahëse e fuqishme e Kosovës.”

Eurodeputeti austriak i partisë konservatore austriake, ÖVP, Othmar Karas reagoi me zemërim pas intervistës. “Ky sulm i ri kundër rendit të paqes në Ballkan” e bën atë “të tronditur dhe e lë pa fjalë”. Edhe Claudia Gamon nga liberalët e rinj ka shprehur kritikë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa. “Zëvendëskancelari dhe partia e tij nuk heqin dorë nga fitilat në Ballkan”. Ndërsa Lëvizja Paneuropiane e Austrisë thekson se ka “shkundur kokën prej habisë” me thëniet e Straches që “dukshëm i kanë shpëtuar zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan”. Deri më tani nuk është folur për një regjistrim audio të intervistës. /DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DORËHEQJA e dy kandidateve për deputete të PD"/ Astrit Veliaj gati për KUVEND. Ja çfarë thotë
Previous article Vdekja e shkencëtarit Galileo Galilei/ 20 fakte që ASNJËRI prej nesh nuk i dinte për të

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT