• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZËRI I AMERIKËS”: Ilir Meta fut në kaos Gjykatën Kushtetuese, tani duket se nuk ka rrugëdalje
Home
Politikë

“ZËRI I AMERIKËS”: Ilir Meta fut në kaos Gjykatën Kushtetuese, tani duket se nuk ka rrugëdalje

13 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Emërimi sot pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.

Presidenti Meta e bëri emërimin e anëtares së re në tejkalim të afatit 30 ditor që i jep atij kushtetuta. Presidenti e argumentoi vonesën me një nen tjetër, po të kushtetutës, ku përcaktohet rendi i emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

Sipas këtij neni: “Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Por sipas shumicës socialiste, ky interpretim i presidentit nuk është i vlefshëm, pasi neni për rendin e emërimeve, sipas saj, lidhet me ripërtëritjen çdo tre vjet të anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo të jetë krijuar.

Shumica po ashtu argumenton se veprimi i presidentit për të pezulluar emërimin, në pritje të veprimit të parlamentit, nuk është i bazuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Meqë presidenti nuk veproi deri më 7 nëntor, kur i skadoi afati 30 ditor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsideroi se Kreu i Shtetit nuk ushtroi kompetencën e tij, e për pasojë, siç përcakton ligji, automatikisht, shpallet i emëruar kandidati i pari në listë, që ishte zonja Arta Vorpsi.

Pas veprimit të sotëm të presidentit, për të njejtin vend të Gjykatës Kushtetuese tani janë dy anëtare, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Emri zonjës Vorpsi u shpall në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. Në bazë të vendimit të sotëm, presidenti Meta pritet të thërrasë për të bërë betimin zonjën Xhaferllari. Është ende e paqartë nëse emërimi i saj do të shpallet në fletoren zyrtare apo jo.

Në të gjithë këtë kaos, duket se nuk ka rrugëdalje, përsa kohë, Gjykata Kushtetuese, i vetmi organ mbi institucionet e tjera, është vetë, ende jashtë funksionit.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRBOHET" TENISTI NADAL/ Humbet toruan në konferencë sepse u ngacmua për... (VIDEO)
Previous article SULMON KRYETARIN E KED/ Meta: Mafioz! Sjellje të turpshme përballë Presidentit

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT