• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Zëri i Amerikës”/ Ditmir Bushati: Detajet e marrëveshjes Shqipëri- Greqi. Nga heqja e ligjit të luftës, tek deti
Home
Shqipëri

“Zëri i Amerikës”/ Ditmir Bushati: Detajet e marrëveshjes Shqipëri- Greqi. Nga heqja e ligjit të luftës, tek deti

29 January, 2018 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Marrëdhëniet shqiptaro-greke ishin sot në qendër të vëmendjes së komisionit parlamentar të politikës së jashtme në Tiranë.

Disa deputetë thirrën për një seancë dëgjimore ministrin për Europën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mbi tema që shqetësojnë dy vendet.

Ai përshëndeti hapat e Greqisë për të hequr ligjin e luftës mes dy vendeve, duke theksuar se bisedimet me homologun Kotzias në Korçë ishin në vazhdim të bisedimeve prej afro 5 vjetësh mbi disa tema të mbetura hapur mes dy shteteve, duke nisur nga kërkimi i ushtarëve grekë nga lufta italo-greke, zhvilluar në territoriin shqiptar.

Ministri Bushati theksoi se marrëveshja për vend-prehjen e ushtarëve grekë nga lufta italo-greke është firmosur në vitin 2009 dhe gjatë viteve të fundit u përmirësua për t’u bërë e zbatueshme nga gërmimi, identifikimi, mbikëqyrja e varrimit nga të dy palët.

“Grupi i ekspertëve shqiptarë ka punuar me përkushtim, i ndihmuar edhe një ekspert amerikan. I gjithë procesi do të mbyllet bashkarisht. Statusi i varrezave është i saktë nga ana ligjore. Vendi i kërkimit dhe vendi i prehjes nuk janë e njëjta gjë” – theksoi ai.

Ministri Bushati tha se krahas temave historike, diplomatët shqiptarë dhe ata grekë po diskutojnë edhe një paketë të dytë me tema aktuale si vulat apostile të dokumentave shqiptare, që kushtojnë rreth 4-5 milionë euro cdo vit, të drejtat dhe kushtet e jetesës për 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Po ashtu temë e bisedave është ndarja e hapësirës detare, patentat e automjeteve, shkëmbimet tregtare dhe investimet mes dy vendeve, respektimi i bashkëkombësve në dy anët e kufirit e deri te ankesat e secilës palë për tekste të ndryshme shkollore.

Deputetët e Partisë Demokratike të opozitës kërkuan më shumë transparencë në bisedimet shqiptaro-greke.

Deputeti Tritan Shehu i Partisë Demoratike të opozitës shprehu rezerva ndaj diplomatëve shqiptarë “për mungesën e transparencës mbi bisedimet shqiptaro-greke dhe kërkuan më shumë të dhëna e detaje nga propozimet që shqyrtohen se sa shkojnë ato vërtet në dobi të qytetarëve të thjeshtë”.

Ministrat e jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias folën pas takimeve në Kretë e në Korcë për përparim në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështje me përfitim reciprok për dy vendet dhe popujt e tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”.

Tirana dhe Athina u angazhuan “për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shoqëruar prej kohësh me ulje ngritje të theksuara.

Mes palëve qëndrojnë problem të hershme dhe të reja, që nga mbajtja formale në fuqi nga ana e Greqisë e ligjit të luftës, çështja çame, apo dhe ajo e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen presidenti i Lazios: Pa VAR-in do të ishim në krye të Serie A
Previous article Reali do të zemërojë Ronaldon me pagën marramendëse që i ka ofruar Neymarit

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT