Pas ngjarjes së rëndë në të cilën është përfshirë Shqipëria mëngjesin e sotëm kanë vijuar të reagojnë shumë emra të njohur të artistëve dhe imazheve të ekranit shqiptar.
Së fundmi në lidhur me tragjedinë e ndodhur në Shqipëri ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ora ka reguar me foton e flamurit kuq e zi teksa shkruan: Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti, ndërsa edhe përdor ‘hashtagun’ që po qarkullon në rrjetet sociale, #LutemipërShqipërinë.
Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat. Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.