Tërmeti i tmerrshëm që goditi vendin tonë mëngjesin e djeshëm mbart në vetvete histori ‘shumëngjyrëshe’ njerëzore.
Marrëdhënia e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë ka rezultuar shumë e fortë në këto ditë zie të vendit tonë.
Një prej shumë historive është ajo e vajzës së ushtarit të UCK-së, Erita Sadikaj.
Ajo ka sjellë neë Durrës, batanijen që babai i sa ka perdorur gjatë luftes së Kosovës, kur ka qenë në Shqipëri.
Batanijen ia kanë dhuruar vllezërit dhe motrat tona shqiptare gjatë vitit 1998-99, kur familja e madhe shqiptare i hapi derën për ta strehuar.
Në këtë gjendje të dhimbshme, vajza ka shprehur dëshirën ta dhurojë dhe të kontribojë për të pastrehët që la tërmeti.
“Ky po që është shembull për tu ndjekur nga cdo i ri apo e re dhe nga cdo qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar faqja e universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky është një gjest që mbahet mend dhe veln shumë në këto ditë të vështira që po përjetojnë banorët e Durrësit dhe Thumanës, dy prej vendeve më të prekura nga tërmeti.
Gjithashtu ata kanë vendosur të organizohen e të japin ndihmën e tyre për të prekurit nga termeti ne Shqiperi.
“Po na duhen ndihma: batanije, uje dhe ushqim i gatshem. Keto ndihma mund t’i sillni ne zyren e Parlamentit Studentor.
Kushdo qe eshte i gatshem te dhuroje mund te me kontaktoje ne kete numer te telefonit: 049 670 679!“, është shkruar në profilin e universitetit.