• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZELENSKY ZBULON PLANIN E RI TË PAQES/ 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
Home
Nderkombetare

ZELENSKY ZBULON PLANIN E RI TË PAQES/ 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

24 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas disa javësh bisedime, Ukraina dhe SHBA-të kanë përgatitur një draft të ri të planit të paqes për t’i dhënë fund luftës së plotë të Rusisë.

Plani fillestar me 28 pika, i cili sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e shtynte Ukrainën drejt kapitullimit, është riformuluar në një kornizë me 20 pika.

Gjithashtu është hartuar një draft garancie sigurie trepalëshe mes Ukrainës, SHBA-ve dhe Evropës, si dhe një marrëveshje bilaterale sigurie mes Ukrainës dhe SHBA-ve.

Këto u prezantuan këtë të mërkurë, më 23 dhjetor, nga Zelensky para gazetarëve.

Një tjetër dokument mes Kievit dhe Uashingtonit fokusohet në bashkëpunimin ekonomik dhe është përshkruar si “rruga drejt prosperitetit të Ukrainës”.

“Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm drejt finalizimit të dokumenteve,” tha Zelensky, citon The Kyiv Independent.

SHBA pritet t’ia dorëzojnë draftin me 20 pika Moskës më 24 dhjetor. Nëse miratohet, dokumenti përfundimtar duhet të nënshkruhet nga liderët e Ukrainës, SHBA-ve, Evropës (ende e papërcaktuar) dhe Rusisë. Armëpushimi pritet të nisë menjëherë pas nënshkrimit. Për të hyrë në fuqi, marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamenti ukrainas dhe/ose të mbështetet nga populli i Ukrainës në një referendum që mund të zhvillohet brenda 60 ditëve.

Deri më tani, Ukraina dhe SHBA-të nuk kanë arritur marrëveshje për dy çështje kryesore në planin e rishikuar, pikat 12 dhe 14, ku flitet për kontrollin mbi Centralin Bërthamor të Zaporizhias, i pushtuar nga Rusia, dhe kontrollin mbi rajonin e Donbasit, i shkatërruar nga lufta që prej vitit 2014. Marrëveshja nuk përmend gjithashtu aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Drafti me 20 pika i planit të paqes:

1.Palët nënshkruese konfirmojnë se Ukraina është shtet sovran.

2.Dokumenti përbën një marrëveshje të plotë dhe të padiskutueshme mos-agresioni mes Rusisë dhe Ukrainës, me mekanizëm monitorimi satelitor për shkeljet.

3.Ukraina do të marrë garanci sigurie.

4.Forcat e Armatosura të Ukrainës do të mbeten me 800 mijë personel në kohë paqeje.

5.SHBA-të, NATO dhe shtetet evropiane nënshkruese do t’i ofrojnë Ukrainës garanci të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.Në rast se Rusia pushton Ukrainën, do të ketë përgjigje të koordinuar ushtarake dhe rikthim të sanksioneve globale.
Nëse Ukraina sulmon territorin rus pa provokim, garancitë do të anulohen.
Marrëveshjet bilaterale ekzistuese të sigurisë me rreth 30 vende do të mbeten në fuqi.

6.Rusia do të formalizojë mos-agresionin ndaj Evropës dhe Ukrainës në ligjet e saj, duke i ratifikuar në Dumën e Shtetit.

7.Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së në një kohë të përcaktuar qartë dhe do të ketë akses të përkohshëm preferencial në tregun evropian.

8.Ukraina do të marrë një paketë globale zhvillimi, përfshirë fond investimesh në teknologji, energji, infrastrukturë dhe rindërtim.

9.Do të krijohen disa fonde për rikuperimin e ekonomisë ukrainase dhe rindërtimin e zonave të dëmtuara, me synim mobilizimin e 800 miliardë dollarëve.

10.Ukraina do të përshpejtojë negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-të.

11.Ukraina riafirmon angazhimin për të mbetur shtet jo-bërthamor.

12.Kontrolli mbi Centralin Bërthamor të Zaporizhias dhe rikthimi i Hidrocentralit Kakhovka.

13.Ukraina dhe Rusia do të fusin kurse shkollore për tolerancë kulturore dhe mbrojtje të gjuhëve të pakicave.

14.Në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson, linja e pozicioneve ushtarake në ditën e nënshkrimit do të njihet si front de facto.

15.Rusia dhe Ukraina angazhohen të mos përdorin forcë për ndryshime territoriale dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet diplomatikisht.

16.Rusia nuk do të pengojë përdorimin nga Ukraina të lumit Dnipro dhe Detit të Zi për qëllime tregtare.

17.Do të krijohet një komitet humanitar për shkëmbim të plotë të të burgosurve dhe lirimin e civilëve.

18.Ukraina duhet të mbajë zgjedhje presidenciale sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes.

19.Marrëveshja do të jetë ligjërisht e detyrueshme dhe do të monitorohet nga Këshilli i Paqes, i kryesuar nga Donald Trump.

20.Armëpushimi hyn në fuqi menjëherë pas miratimit nga të gjitha palët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPEN 51 KG DROGË NË GJIROKASTËR/ Një i arrestuar dhe tre në kërkim
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina përplas këmbësorin, niset me URGJENCË në spital

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT