Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kadidatëve për deputetë ka vënë në “siklet” një prej kandidateve të cilën e ka pyetur për një problem që shikon në PS, pasi e sheh atë të kënaqur.
Këtu Rama tregoi se ai vetë kur ka ardhur në PS kamenduar se është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin por edhe sepse ai mendonte që kishte defekte.
Rama: Fjalimi ishte nota 10. Kur kam hyrë në Ps kam hyrë si një forcë që ishte e vetmja që mund ta bënte ndryshimin ppor edhe sepse mendoja se PS kishte shumë difekte për të ndrequr, më thuaj difektin që sheh edhe ti. Se nëse PS është kaq e bukur dhe kaq e mirë ca nevoje kemi për ty.
Kandidatja: Do doja që ashtu si unë të përfshiheshin dhe njerëzit e thjeshtë.
Rama: Balla svjen nga një familje e veçantë në status babi mësues nëna infermiere, Erioni po ashtu. Të gjithë vijnë nga një familje e mesme. Detyra për ty që vjen në këtë rrugë është të shohësh se çfarë janë gjërat që duhen ndrequr. Se ti dukesh e kënaqur unë jam i pakënaqur. Sështë kaq e lehtë sa duket