• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZDF ZBULON AVIONIN DHE OPERACIONIN/ Si shërbimi sekret turk rrëmbeu 6 ‘gylenistët’ në Kosovë
Home
Rajon

ZDF ZBULON AVIONIN DHE OPERACIONIN/ Si shërbimi sekret turk rrëmbeu 6 ‘gylenistët’ në Kosovë

3 January, 2019 F.autor Rajon

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan po zhvillon një fushatë mbarëbotërore kundër atyre personave që i ka targetuar si përkrahës të lëvizjes Gülen. Këtë lëvizje, të emëruar sipas mikut të dikurshëm të Erdoganit, Fethullah Gülen, kryetari turk e sheh si fajtoren kryesore për përpjekjen për grusht shteti në korrik 2016. Që nga atëherë Turqia ka filluar së zbatuari një program rrëmbimesh në mbarë botën, shkruan Dialogplus. Programi, sipas një hulumtimi të televizionit gjerman ZDF, drejtohet nga shërbimi sekret turk MIT. Përkrahësit e Gülenit, pa marrë parasysh pozitat e tyre në këtë organizatë, ndiqen, rrëmbehen dhe futen në burgjet turke, ku, sipas familjarëve, mbahen pa aktakuzë. Hulumtimet e emisionit «Frontal21» të ZDF janë zhvilluar në bashkëpunim me tetë media ndërkombëtare dhe janë koordinuar nga platforma Correctiv.

Në emisionin e së martës «Frontal21» ka prezantuar fakte mbi rrëmbimin e shtetasve turq në Indonezi, Moldavi dhe – Kosovë. Disa të kidnapuar që kanë arritur të ikin nga Turqia, kanë treguar se si janë keqtrajtuar në burgjet turke. Televizioni gjerman ZDF një pjesë të konsiderueshme ia kushton rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe sjelljes së tyre në Turqi.

Sipas ZDF më datën 29 mars 2018 një avion i tipit Challenger u ul  në mëngjes në aeroportin e Prishtinës. Pak minuta më herët një kamerë publike kishte regjistruar një aksion të policisë së Kosovës. Policët ndalën veturën e familjes turke Karabina dhe rrëmbyen kryefamiljarin Jusuf Karabina.

Jasemin Karabina, gruaja e të kidnapuarit, ishte përpjekur të pengojë policët e Kosovës gjatë aksionit të tyre ilegal. Por, ajo nuk pati sukses. Burri i saj dhe pesë turq të tjerë ishin të angazhuar në shkollat e Lëvizjes Gülen në Kosovë.

Ndërsa familjarët kërkonin të afërmit e tyre, ata u sollën në aeroport dhe u futën në avionin Challenger. Në orën 10:00 avioni u ngjit në qiell nga pista e aeroportit të Prishtinës. Caku i fluturimit: aeroporti ushtarak në Ankara. Këtë, sipas ZDF, e dëshmojnë dokumentet. Turqit e kidnapuar në Kosovë u sollën në Turqi me avionin Challenger TC-KLE, i regjistruar në emër të një firme turistike në Ankara. Adresa e firmës: fare afër ndërtesës ku banojnë pjesëtarët e shërbimit sekret turk MIT në Ankara. Avioni Challenger TC-KLE e shoqëroi edhe aeroplanin e Rexhep Taip Erdoanit gjatë vizitës në Gjermani në fund të shtatorit të këtij viti. Sipas familjarëve të turqve të kidnapuar në Kosovë, pjesëtarët e shërbimit sekret turk qëndruan në avion dhe autoritet kosovare ua dorëzuan atyre të rrëmbyerit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA SHUMË DASHURI/ Lori publikon videon e Sarës me Ledionin teksa puthen e nuk ka gjë më të bukur
Previous article DO TË QESHNI ME "LOT"/ Këto janë gabimet e moderatores shqiptare gjatë xhirimeve (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT