Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në njësinë 8 në Tiranë.
Veç sulmeve të njepasnjëshme ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë, Kryemadhi duket se ka “gjetur” edhe arsyen e letrave që Rama i shkruan kreut të opozitës për zgjidhjen e ngerçit politik.
“E di unë pse i shkruan letrat ai. I shkruan sepse ka frikë dhe e ka kuptuar se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë”, u shpreh Kryemadhi.
/AlpeNews.al