• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULON “PLANIN”: Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Në qershor plazhet do të jenë të hapura
Home
Rajon

ZBULON “PLANIN”: Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Në qershor plazhet do të jenë të hapura

28 April, 2020 F.autor Rajon

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është shprehur sot se në qershor plazhet në Shqipëri do të jenë të hapura. Minxhozi foli për situatën në Shqipëri ka thënë se, tani edhe ata që janë pranë detit nuk po lahen.

“Ne jemi me fat që ka rënë shkalla e agresivitetit të koronavirusit. Shqipëria ka qenë në një fazë më të hershme. Do të jetë shumë e rëndësishme që të kemi situatë stabile edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të shkojmë drejt plazheve. Por, duhet të jemi të kujdesshëm. Qarkullimi rrugor është i pandërperë për mallrat, por për njerëzit do të duhet më tepër kohë, ndoshta më tepër se dy javë. Ajo që është e rëndësishme është se po merren masat pasi do të jetë një sezon krejtësisht ndryshe”, ka thënë Minxhozi në një intervistë për KTV.

Më tej ai tha se nuk pritet që të ketë turizëm ndërkombëtar, e thekson se humbjet janë të mëdha për shkak të Covid-19. “Gjithë bota do të ndryshojë pas Covid-19. Po u arrit 30-40 për qind të të ardhurave të vitit të kaluar do të ishim shumë të kënaqur. Në këto kushte mendojmë që të organizojmë më mirë turizmin brenda për brenda vetes. Njerëzit do të pushojnë brenda, e ne do të zhvillojmë edhe turizmin e vogël, atë familjar. Fluksi i vitit të kaluar është i pamundur të arrihet”, ka thënë ai.

Megjithatë, Minxhozi thekson se më i rëndësishëm është shëndeti publik, porse është optimist se qershori do të jetë me plazhe të hapura. “Përpara turizmit kemi shëndetin e njerëzve, në asnjë mënyrë s’mund të bëjmë gabime sepse mund të ketë pasoja të parikthyeshme. Është shumë shumë e rëndësishme që të mos dëmtohet sektori i shëndetësisë. Ne duhet të mendojmë se jemi një familje e përbashkët dhe duhet të bëjmë hapa të kujdesshëm. Kur flasim për kufijtë duhet të kemi parasysh cila është shkalla e rikuperimit dhe cili është shkalla e koronavirusit. Aty ku jemi të sigurt aty do të hapim kufijtë. Mendoj se qershori do të jetë një muaj plazhi për të gjithë ne”, ka thënë Minxhozi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Sjelljet anormale politike, si njësia e re e matjes së vlerave!
Previous article "JETA VAZHDON"/ Mesazhi shpresdhëndës nga banda e ushtrisë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT