• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohet vendimi i Ahmet Zogut që bëri të lumtur Tiranën
Home
Dossier

Zbulohet vendimi i Ahmet Zogut që bëri të lumtur Tiranën

19 November, 2017 k.autor Dossier

Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar, të mërkurën e 31 marsit 1937, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendimin historik të Mbretit Zog për heqjen e “çarçafit – ferexhesë” nga gratë shqiptare.

Si u prit ky vendim në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Tirana, qytet i lumtur

Një vendim i Mbretit Zog i cili është mirëpritur

(Nga i dërguari ynë special)

Tiranë, 30 mars.

“Shqiptaret e bukura, që prej katër ditësh, kanë zbuluar fytyrat e tyre. Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja”, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut.

Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë : tek gratë, së pari, të cilat janë, si të gjitha bijat e Evës, të lumtura që admirohen, dhe tek të gjithë të rinjtë.

Tirana është bërë papritur një qytet i lumtur… Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë të gjitha fytyrat… Dhe të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë që nuk dyshonin…

Kudo, e miratojnë vendimin e sovranit – i cili qe bërë popullor, me 1 mars 1928, duke adoptuar nga Parlamenti, barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit. Padyshim, që disa myslimanë të vjetër, të cilët kundërshtojnë modernizmin, protestojnë në rrugët e Tiranës, kur takohen me gra pa ferexhe, por ata janë vetëm një pakicë e vogël që nuk shqetëson asnjeri. Dhe bukuroshet shqiptare u përgjigjen atyre nëpërmjet buzëqeshjeve më të lumtura.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndjek LIVE derbin spanjoll/ Shqiptari valëvit flamurin shqiptar në ndeshjen e Realit
Previous article AGIM BAÇI: Komunikimi, kë të besojmë?

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT