Të shumtë janë tifozët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë por dhe ata që marrin rrugën për ta kthyer ëndrrën në realitet e për të parë nga afër ndeshje që tërheqin me miliona shikues në mbarë botën.
E tillë ka qenë edhe ndeshja e djeshme që u luajt në Madrid, një derbi në kampionatin spanjoll mes Atelticos dhe Real Madridit, ku në stadiumin Wanda Metropolitano është valëvitur edhe flamuri shqiptar.
E kush nuk do të ndihej krenar me flamurin kuq e zi në dorë dhe për më tepër në një super ndeshje të tillë duke parë nga afër yjet botëror të futbollit.
Në redaksinë e Gazetës Express kanë mbërritur disa foto, ku protagonisti që bëri krenar shqiptarët në Spanjë ishte pikërisht Bledi Zyli.
Bledi në fakt është një tifoz ‘ i çmendur’ i kampionat italian, një juventin, por që në këtë rast në një derbi spanjoll bënte tifozi për Atleticon!
E çfarë mund të bëjë tjetër një juventin kur kujton finalen e Champions League? Fati i juventinit…dhe ndeshja përfundoi me barazim!



