• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET SKEMA/ Vodhën 5 milionë lekë nga bankomatët në Tiranë, në kërkim 3 rumunët
Home
Breaking News

ZBULOHET SKEMA/ Vodhën 5 milionë lekë nga bankomatët në Tiranë, në kërkim 3 rumunët

18 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër raste vjedhjesh dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë kanë zbuluar skemën e një grupi prej 3 rumunësh, të cilët vidhnin para nga bankomatët në Tiranë. Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, banues në Rumani, kanë arritur të vjedhin 5 mln lekë. Ata janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe sot (18 janar) janë shpallur në kërkim.
Nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, tre rumunët kanë arritur të kryejnë vjedhje në 4 raste, ndërsa në 2 raste të tjera, pavarësisht tentativës nuk kanë arritur që të vjedhin para.
Por, çfarë skeme përdornin rumunët? Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se shtetasit e huaj nga Rumania arrinin që të klononin karta bankomati dhe kanë arritur që të marrin rreth 5 mln lekë. Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por viktimë në këtë skemë kanë rënë edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.Tre rumunët kanë arritur që të vjedhin para nga bankomatët më datë 06.01.2024 dhe 3 herë të tjera më datë 09.12.2023. Krimi Kibernetik prej disa ditësh ka mundur të identifikojë autorët, të cilët janë në ndjekje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve kriminale dhe rasteve të tjera nëse janë të përfshirë.
“Nga veprimet hetimore intensive të kryera ka rezultuar, se këta shtetas, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, kanë tentuar të vjedhin dhe gjithashtu kanë vjedhur, me anë të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, me karta të klonuara, karta të vjedhura në shtete të huaja dhe duke dëmtuar disa ATM në Tiranë, shuma parash, në disa ATM po në kryeqytet”, njofton policia.
Policia ka arritur të identifikojë edhe një mjet tip “Volkswagen”, të cilët autorët kanë përdorur për të lëvizur, gjatë vjedhjeve, por nuk është lokalizuar ende. Blutë e Tiranës ofrojnë një shpërblim prej 5 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.
Një skemë e tillë është përdorur edhe më parë nga shtetas rumunë në vendin tonë. Në vitin 2020, dy rumunë, vidhnin para nëpër bankomatët në Tiranë, duke përdorur karta të klonuara e duke bllokuar kamerat e bankomatëve.
Tre rumunët në kërkim
Florin Oprinoiu, 51 vjeç
Marian Mihai, 45 vjeç
Adrian Simoiu, 20 vjeç

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA NDALON PAGESAT ME DINARË/ Serbia ankohet në Bruksel, Lajçak i alarmuar për një tension të ri
Previous article I PËRFSHIRË NË ATENTATIN NDAJ GENTJAN BEJTJAS/ Gjykata e Tiranës liron Valter Bamin

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Lapaj dhe mbështetësit e tij tentojnë të bashkohen me qytetarët, u kërkohet të largohen Aktualitet

TENSIONET/ Lapaj dhe mbështetësit e tij tentojnë të bashkohen me qytetarët, u kërkohet të largohen

TENSIONET PARA PARLAMENTIT/ Pamjet kur deputeti socialist goditet me vezë nga protestuesit Aktualitet

TENSIONET PARA PARLAMENTIT/ Pamjet kur deputeti socialist goditet me vezë nga protestuesit

TENSIONET NË PROTESTË/ Momenti kur polici qëllohet me gurë në kokë Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Momenti kur polici qëllohet me gurë në kokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT