Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Valter Bamin.
Burimet e Anila Hoxhës thanë se ndryshimi i masës së sigurisë u shpall me shuarje mase sigurimi pasi ka kaluar afati gjashtë mujor i masës arrest me burg për fazën e hetimin.
Kërkesa u dorëzua nga Bami në gjykatë. Por aktualisht ndaj Valtr Bamit tha Anila Hoxha , Prokuroria e Tiranës nuk ka ngritur asnjë akuzë për vrasje.
Ndaj Bamit prokuroria kishte kërkuar arrest me burg vetëm për armë mbajtje pa leje dhe për këtë vepër penale, thotë gjykata afati i arrestit në burg për hetimin është gjashtë muaj.
Kujtojmë se Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.
Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi. Mirëpo, burime nga policia bëjnë me dije se sipas veprimeve hetimore, 37-vjeçari ka qëlluar atë natë.
Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për Bamin. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi i dorës. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të “armëmbajtjes pa leje”.


