• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Zbulohet SITI më i madh arkeologjik në Shqipëri. Kumbaro: Janë punësuar 100 arkeologë
Home
Kulturë
Trashegimi

Zbulohet SITI më i madh arkeologjik në Shqipëri. Kumbaro: Janë punësuar 100 arkeologë

4 August, 2018 F.autor Kulturë, Trashegimi

Shqipëria zbulon sitin më të madh arkeologjik, ku ruhen tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Michele Elia, Menaxher i TAP në Shqipëri vizituan një nga sitet e gërmimeve arkeologjike në gjurmën e gazsjellësit TAP në Shqipëri, ku janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte arkeologjike. Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP është zhvilluar paralelisht me proceset arkeologjike.

Jemi në një nga sitet e gërmimeve arkeologjike që paraprin në fakt, të gjithë gjurmën e gazsjellësit TAP në Shqipëri. Dua të theksoj që është një ndër bashkëpunimet më të mira që ne kemi me zhvillimet industriale dhe që tregon në të njëjtën kohë që nuk janë të papajtueshme trashëgimia kulturore dhe zhvillimi industrial i vendit, mjafton të kemi bashkëpunim dhe të ruajmë standardet. Është për t’u theksuar që janë pikërisht kantieret industriale, që janë dhe një burim shumë i mirë financimi për gërmimet arkeologjike, të cilat kanë kosto dhe që nuk mund të përballohen vetëm nga burimet e financimit të kërkimit shkencor. Kështu që, sinqerisht, i jam mirënjohëse TAP-it për vendosjen e standardit, por edhe për dhënien e një modeli shumë të suksesshëm për atë që në fakt nuk pritet që të jetë drejtpërdrejtë puna e TAP-it, që është puna në trashëgiminë kulturore.

Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike.

Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, rreth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane. Këto materiale janë në proces studimi. Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike.

Sot jemi këtu në një sit arkeologjik të një rëndësie të madhe. Si TAP, dua të them se jam krenar për këtë që pashë sot, jo vetëm sepse është një vepër e një vlere të madhe ajo që po drejtojmë. Ne jemi të impenjuar të ruajmë nivelin më të lartë të standardeve, jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare.

Po realizojmë një punë të madhe. Unë ju lë takim në muajt e ardhshëm kur puna këtu të përparojë edhe më shumë dhe të shohim mrekullinë e këtij siti të bukur që ruan tre epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit dhe vazhdon të na mbaj të impenjuar deri sot që po punojmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUSI nuk “ndahet” nga Real Madrid, pas RONALDOS kërkon një tjetër madrilen
Previous article Llullaku vazhdon të shkëlqejë në Rumani, asist në barazimin e Astras (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT