• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET SHKAKU/ Pse i vunë TRITOL 34-vjeçarit, dëshmia kontradiktore dhe dyshimi i policisë… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET SHKAKU/ Pse i vunë TRITOL 34-vjeçarit, dëshmia kontradiktore dhe dyshimi i policisë… (VIDEO)

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë vite pasi i hodhën në erë makinën, i sulmojnë sërish shtëpinë me lëndë plasëse. Shkak dyshohen borxhet e akumuluara me kohë pasi ai ka luajtur bixhoz.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në lagjen “Dunavat”, në qytetin e Gjirokastrës. Më- sohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje, duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë të këtij të fundit si dhe dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin, 34- vjeçarin, Gentian Liti, i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë. Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë brenda në shtëpi, por asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë që ka marrë 34-vjeçari, i cili mendohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit me tritol.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes si dhe fqinjët, për të mësuar më shumë mbi shpërthimin. Ai ka dhënë detaje, të cilat kanë qenë mjaft kontradiktore me njëra-tjetrën për grupin hetimor, duke lënë të dyshohet se bëhet fjalë për një hakmarrje personale ndaj tij.

Gentian Liti nuk ka preferuar të flasë shumë përballë interesimit të specialistëve të Policisë Kriminale. Njëkohësisht edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjatë deklarimeve të tyre në Polici, nuk kanë përjashtuar asnjë pistë për ngjarjen e ndodhur, por që në të gjitha rastet, kanë kërkuar zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse, e cila përsëritet pas pesë vitesh.

https://youtu.be/954PI4UlWsE

Në korrik të 2013, automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse, ndërkohë që autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar, që përbëjnë sekret hetimor.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për gazetën se, Liti u detyrohet shuma të mëdha parash disa personave. Por, këtë fakt, vetë i dëmtuari e ka mohuar me ngulm duke shprehur se çfarëdolloj detyrimi financiar që ka pasur ndaj personave, i ka likuiduar.

Sipas skemës së ndërtuar nga grupi hetimor, lënda plasëse është vendosur në portën dytësore hyrëse për në ambientet e brendshme të shtëpisë dy katëshe. Autori është hedhur nga muri, i cili kalohet lehtësisht, ka vendosur sasinë e tritolit dhe është larguar më pas.

Nga skema e ngritur, më tepër bëhet fjalë për një paralajmërim sesa për atentat ndaj anëtarëve të familjes. Shpërthimi ka shkatërruar tri dyer, dritaret komplet si dhe pajisjet elektroshtëpiake dhe sistemin e furnizimit elektrik. Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gramë, ndërkohë që oshtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKONSPIRUAN kapjen e oficerëve/ Zbardhet DOKUMENTI i ministrit Xhafaj: Ja çfarë KËRKOI ai
Previous article Historike: Koreja e Veriut i bën thirrje për "bashkim" Koresë së Jugut

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT