Mesditën e some pati një bllokim të autostradës Tiranë-Durrës. Kjo erdhi si pasojë e disa rregullimeve që po bëheshin në këtë pjesë rruge, më së shumti në formë arnimesh të përkohëshme dhe mbi të gjitha, në një ditë të gabuar.
Shumica e automjeteve janë detyruar të kthehen mbrapsh dhe ecin në kundravajtje, tek mbikalimi në Vorëafër stacionit të trenit për të devijuar e për të marrë rrugën e vjetër drejt Sukthit dhe Shijakut, raporton AlpeNews.al.
Shkak i kësaj rrëmuje është bërë dyndja e njerëzve për të kaluar fundjavë nga kryeqyteti në bregdet, gjithashtu edhe punimet që po bëhen në këtë aks në afërsi të Marikajt, për riparimin e disa segmenteve të amortizuara të rrugës. Per ata qe kane plane udhetimi drejt Durresit tani, do ishte mire qe te mernin rrugen Tiranë- Ndroq- Plepa ose ndonje segment tjeter alternativ ne Vorë drejt rrugës së vjetër të Maminasit.
Ndërsa ana tjetër e autostradës nga Durrësi për Tiranë vazhdon qarkullimin normal.
Përgatiti: AlpeNews.al