• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET RASTI I PARË ME “FLURONA” NË IZRAEL/ Çfarë shkakton “bashkimi” i COVID-it dhe gripit
Home
Nderkombetare

ZBULOHET RASTI I PARË ME “FLURONA” NË IZRAEL/ Çfarë shkakton “bashkimi” i COVID-it dhe gripit

3 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Rasti i parë me koronavirus dhe grip sezonal në të njëjtën kohë që është quajtur “Flurona” është identifikuar te një grua shtatzënë në Izrael. Pas identifikimit të dy virusevve, rezultoi se gruaja ishte e pavaksinuar si kundër Covid-19 ashtu dhe kundër gripit.

Spitali ku ajo po merr kurim deklaroi se ajo po shfaq disa simptoma të lehta që “shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje”dhe pritet të dalë nga spitali më vonë të enjten. Autoritetet izraelite po studiojnë gjithashtu nëse kombinimi i dy infeksioneve mund të shkaktojë një sëmundje më të rëndë. Ekspertët mjekësorë në Izrael thanë se disa pacientë të tjerë mund të jenë infektuar me dy viruset, por nuk janë diagnostikuar ende, raportoi The Mirror .

Çfarë dimë deri tani për ‘Fluronën’

Prof. Arnon Vizhnitser, një specialist i obstetrikës dhe gjinekologjisë dhe drejtori i Departamentit të Gjinekologjisë në një spital izraelit ka folur për gazetën lokale Hamodia për të diskutuar mbi infeksionin e dyfishtë që është shfaqur.

“Vitin e kaluar nuk kemi qenë dëshmitarë të rasteve të gripit në mesin e grave shtatzëna apo atyre që kishin lindur. Sot, ne po shohim raste si të koronavirusit, ashtu edhe të gripit që kanë filluar t’u ngrenë kokën”, tha Prof. Vizhnitser.

“Po shohim gjithnjë e më shumë gra shtatzëna me grip. Është padyshim një sfidë e madhe të përballesh me një grua që vjen me temperaturë gjatë lindjes. Kjo është veçanërisht kur nuk e dini nëse është koronavirus apo grip, kështu që ju u referoheni atyre njësoj. Pjesa më e madhe e sëmundjes është respiratore. Sëmundja është e njëjta; ato janë virale dhe shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje pasi që të dyja sulmojnë traktin e sipërm respirator”, shtoi ai.

Kujtojmë se Izraeli është bërë shteti i parë në botë që ofron dozën e katër të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.

“Tani kemi një tjetër shtresë mbrojtëse”, ka thënë kryeministri izraelit, Naftali Bennet më 2 janar. Më 30 dhjetor 2021, Izraeli ka autorizuar dhënien e dozës së katërt të vaksinës për personat me sistemit të dobët imunitar. Izraeli ka qenë vendi i parë që ka ofruar edhe dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO BËHET VAKSINIMI ME DETYRIM NË SHKURT? Ja çfarë po diskutohet në Gjermani
Previous article DOSSIER/ Dosja sekrete: Bashkëpunëtorit "Butrinti" iu la detyrë që të shikojë se si reagon Xhaviti pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, pasi ai më të…

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT