• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO BËHET VAKSINIMI ME DETYRIM NË SHKURT? Ja çfarë po diskutohet në Gjermani
Home
Nderkombetare

A DO BËHET VAKSINIMI ME DETYRIM NË SHKURT? Ja çfarë po diskutohet në Gjermani

3 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas, bën thirrje për kujdes në çështjen komplekse të vaksinimit të detyrueshëm. Kancelari e mbështet këtë vaksinim, por qëndrimet janë kundërthënëse.

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër miratimit të shpejtë të një detyrimi për vaksinim kundër Coronës nga Bundestagu.

“Ne duhet vërtet të marrim kohën e duhur për vendimin për vaksinimin me detyrim dhe jo ta zgjidhim këtë çështje shpejt e shpejt”, tha politikania e SPD-së për “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Më 2 dhjetor, qeveria federale dhe ato të landeve kanë kërkuar nga Bundestagu që të miratojë një vendim “në një kohë të shpejtë”, në mënyrë që kërkesa e përgjithshme për vaksinimin me detyrim të futet në fuqi “rreth shkurtit”.

Por Bas beson se një votim në parlament që në janar është i parakohshëm. Deputetët duhet të studiojnë tërësisht çështjen komplekse dhe të diskutueshme.

Kujdesi i domosdoshëm

Bundestagspräsidentin Bärbel Bas I SPD
Në fund të fundit, bëhet fjalë edhe për integritetin fizik të njerëzve dhe shumë e shohin këtë të kërcënuar”, tha ajo për gazetën. Kjo duhet marrë seriozisht. Nëse një vendim i tillë merret deri në mars, kjo do të ishte “tërësisht në rregull”.

Bas paralajmëroi gjithashtu për nxitjen e debateve të nxehta, që mund të largojnë vëmendjen nga detyra e vërtetë e vaksinimit – që është mbojtja e njerëzve. Nëse arrihet qëllimi për të çuar shkallën e vaksinimit deri në 80 apo 90 përqind, atëherë mund të mos jetë më e nevojshme të bëhet fare vaksinimi me detyrim.

Por nëse vaksinimi me detyrim duket megjtithatë i domosdoshëm, atëherë kjo ka kuptim vetëm në kombinim me një regjistër kombëtar të vaksinimit për të shmangur çdo lloj falsifikimi. Një regjistër i tillë është po aq i diskutueshëm sa edhe vetë vaksinimi i detyrueshëm për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.

Scholz ka mendime kritike ndaj regjistrit

Deutschland Bundestag | Vereidigung Olaf Scholz
Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD) është shprehur në favor të futjes se vaksnimit me detyrim. Zakonisht, grupet parlamentare që janë në koalicion votojnë në Bundestag njëjtë. Por kohët e fundit kanë shprehur rezerva shumë deputetë të partisë liberale, e dallime ka pasur edhe për çështje të tjera të ndjeshme si eutanazia apo dhurimi i organeve.

Vetë Scholz e mbështet futjen e vaksinit të detyrueshëm dhe mendon se ai do të vijë në shkurt ose mars. Por kancelari është skeptik ndaj futjes së një regjistri të vaksinimit. E rezistencë për këtë ka edhe nga FDP.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI/ Efektivët e transferuar në administratë do mund të rikthehen në Policinë e Shtetit
Previous article ZBULOHET RASTI I PARË ME "FLURONA" NË IZRAEL/ Çfarë shkakton “bashkimi” i COVID-it dhe gripit

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT