• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohet RAPORTI për 7 kandidatët. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm do jetë një nga këta 3 të përzgjedhur
Home
Shqipëri

Zbulohet RAPORTI për 7 kandidatët. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm do jetë një nga këta 3 të përzgjedhur

15 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Komisioni i Ligjeve ka nisur dhënien e konkluzioneve për 7 kandidatët për Prokuror të Përkohshëm.

Deputeti Bledi Çuçi duke lexuar raportin tha se:

  1. Kandidati Arqile Koça i përmbush pjesërish kriteret se nuk ka gradën shkencore.
  2. Kandidatja Arta Marku përmbush kriteret e përvojës dhe gradës.
  3. Kandidati Artur Selmani përmbush pjesërish kriteret për Prokuror të Përgjithshëm; përmbush kriterin e vjetërsisë. Nuk ka kriterin e gradës shkencore, që është kusht. Ka një masë disiplinore në punën e tij.
  4. Kandidati Besnik Muçi plotëson kushtet dhe kriteret.
  5. Kandidati Ferdinan Elezi përmbush kushtet dhe kriteret.
  6. Granit Shahu nuk plotëson kushtin e vjetërsisë në pune.
  7. Kandidatja Ermira Tafani i përmbush kushtet. I plotëson dhe kërkesat ligjore, se nuk ka qënë as anëtare as bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, e asnjë asgjensie të huaj dhe as ka marrë masë disiplinore.

Siç mund të shihet, kandidatët që e kalojnë këtë provë janë kandidatët: Ferdinan Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani.

DY DITE PAS DEGJESES

Më 13 dhjetor 2017, pas mbarimit të afatit të përcaktuar në vendimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, sipas të cilit rezultoi se deri më datë 12 dhjetor 2017 ora 18:00, në Sekretarinë e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë dorëzuan shprehjen e interesit për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm 7 kandidatë, u zhvillua seanca dëgjimore me të gjithë kandidatët që shprehën interesin e tyre për vendin vakant.

Në seancën dëgjimore morën pjesë kandidatët: z. Arqilea Koça, znj. Arta Marku, z. Artur Selmani, z. Besnik Muçi, z. Ferdinand Elezi, z. Granit Shahu dhe znj. Ermira Tafani.

Kandidatët e interesuar për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm njohën deputetët e komisionit me programet e tyre të kandidimit dhe jetëshkrimin profesional. Kandidatët gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të komisionit mbi çështje të caktuara.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në atë seancë dëgjimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah dhe Guardiola shpallen më të mirët të muajit nëntor në Premier Ligë
Previous article Si mashtroi publikun Edmond Panariti, ministri që para 6 muajsh garantonte cilësinë e qumështit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT