Pa denjuar të jepte llogari pse nënshkroi dy kontrata me Klement Balilin, kur ky i fundit u shpall person në kërkim, Edmond Panariti ka bërë sot një akrobaci politike, për të shfokusuar vëmendjen nga ky skandal që mund ta çojë para drejtësisë.
Ditën e sotme ai shkroi për një megaskandal, mbi një studim të AFI, sipas të cilit, gjysma e mostrave të qumështit vendas, dolën me aflatoksine, susbstancë kancerogjene.
Në fakt, për këtë që Panariti e quan një megamashtrim, është raportuar nga mediat, por ndryshe nga Panariti pa asnjë doze mashtrimi dhe fryrje të rezultateve.
Bëhet fjalë për një studim të shoqatës Albanian Food Industry, gjetjet e të cilës nuk kanë të bëjnë pothuajse fare me atë që deklaron Panariti.
Ish ministri i Bujqësisë thotë se gjysmat e mostrave të qumështit vendas rezultuan me aflatoksinë, ndërsa studimi rezulton se nga 8 produkte dhe nënprodukte qumështi të analizuara, aflatoksinë është gjetur në një nga produktet e qumështit dhe në një nga të kosit. raporton Lexo.al
“Në analizë janë marrë qumështi dhe nënproduktet e tij ku nga 8 produkte dhe nënprodukte, dy prej tyre rezultuan me aflatoksinë, (një nga produktet e qumështit të testuar dhe një nga produktet e kosit).”-thuhet në njoftimin e AFI për mediat.
I njëjti publikim nënvizon rolin që kanë institucionet që kontrollojnë zinxhirin ushqimor i cili shfaq problematika që lidhen nga mbivendosja e kompetencave tek mangësitë ligjore si dhe njohuritë e cunguara të stafeve që vijnë si efekt i paqëndrueshmërisë së tyre në detyrë nga lëvizjet e shpeshta.
Këto institucine deri para pak kohësh ishin nën drejtimin dhe kontollin e plotë të Panaritit si Ministër Bujqësie.
E nëse ka një titullar mbi të cilin mund të bjerë përgjegjësia është pikërisht Edmond Panariti, partia e të cilit i mbipopulloi këto institucione me militantë.
Por pikëpyetja është pse u kujtua tani Edmond Panariti? A nuk po nxjerr ai bllof vetveten? Sepse ishte Panariti ai që në Maj të 2017 deklaroi gjatë vizitës në një kompani të përpunimit të qumështit, se ishte arritur që të garantohej cilësia dhe siguria e prodhimit të qumështit.
Gjetjet reale të studimit dhe një ish Ministër që përgënjeshton vetveten, tregojnë se ai po mashtron për të larguar vëmendjen nga kontratat e dyshimta me Klement Balilin. /Lexo.al






