• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Zbulohet qyteti antik në Shkodër/ Arkeologët: Jemi të sigurtë që bëhet fjalë për… (VIDEO)
Home
Kulturë
Trashegimi

Zbulohet qyteti antik në Shkodër/ Arkeologët: Jemi të sigurtë që bëhet fjalë për… (VIDEO)

30 May, 2018 k.autor Kulturë, Trashegimi

Qyteti antik që po del në dritë në Bushat të Vaut të Dejës ende nuk ka emër, por arkeologët shqiptaro polakë që po gërmojnë aty, janë të bindur se kanë zbuluar një vendbanim të panjohur më parë.

Aktualisht janë zbuluar porta hyrëse, muri fortifikues që arrin në tre metra trashësi dhe disa amfora.

Vendbanimi përllogaritet se shtrihet në rreth 20 hektarë sipërfaqe, shumë pranë Shkodrës dhe Lisusit antik.

Të dhënat që disponohen jane ende të pamjaftueshme për identifikimin e tij por pritshmëritë janë të larta.

Saimir Shpuza: “Autorët antikë, sidmos përsa i përket ngjarjeve të periudhës së luftrave iliro-romake përmendin disa emra qytetesh të ndodhura pranë Shkodrës, por përsa kohë nuk kemi të dhëna epigrafike që do ta vërtetonin nuk mund të shprehemi për emrin e këtij qyteti.”

Prof. polak Piotr Dyczek që qëndron në krye të ekspeditës tregon se paralelisht po punohet në të gjitha sitet arkeologjike të Shkodres, për krijimin e hartës së shpërndarjes së vendbanimeve antike, që do të shërbejë për të studiuar historinë ilire, rrjetin urban dhe rrugët lidhese.

Piotr Dyczek: “Nuk dimë emrin por jemi të sigurtë që bëhet fjalë për një qytet të panjohur. Paralelisht ne po analizojmë survejimet në sitet arkeologjike të Shkodrës për të parë një hartë të rrjetit të qyteteve dhe vendbanimeve ilire, lëvizjet e fiseve dhe zhvillimet e asaj periudhe.”

Për zbulimin e plotë të këtij vendbanimi të hershëm do të nevojiten punime që zgjasin të paktën rreth 8 vite, për të patur një panoramë të plotë të konstruktit të këtij qytetërimi të hershëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjyshja dënohet me burg të përjetshëm për drogë! Kim Kardashian ‘takon’ Trump për lirimin e saj
Previous article Bayern kthehet në "minierë ari", United interesohet për yllin e bavarezëve

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT