• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet pasuria e prefektëve të Ramës, nga apartamentet te jetesa me pension
Home
Sociale

Zbulohet pasuria e prefektëve të Ramës, nga apartamentet te jetesa me pension

25 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Apartamente në Tiranë e në bregdet, makina, ullishte e tokë bujqësore, të ardhura nga menaxhimi projektesh e pensionesh suplementare dhe llogari kursimi janë pasuritë e prefektëve të emëruar nga kryeministri Edi Rama në nëntor të vitit 2017.

Sipas të ardhurave që deklarojnë, prefektët janë të ndarë në pronarë shtëpish e tokash dhe ata që jetojnë me pensione të parakohshëm ose suplementar. Të dhënat janë sipas deklarimeve zyrtare të një viti të caktuar, apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës, të cilat janë bërë publike nga “Open Spending Albania”.

Deklarimi
Prefektët kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive pasuritë për vitin 2017 dhe më parë. Në deklarata janë edhe pasuritë e të ardhurat e pjesëtarëve të familjes. Referuar deklaratave të pasurisë, bie në sy pasuria e prefektes së Tiranës Suzana Jahollari, cila për vitin 2017 ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një apartament banimi 2+1 me sipërfaqe 85 m2 në Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1993, vlera në privatizim 23 778 lekë, një shtesë anësore e apartamentit të mësipërm me sipërfaqe 111 m2, ndërtuar në vitet 1998-1999, legalizuar në vitin 2015, vlera 25 000 dollarë dhe një apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Golem, Kavajë, blerë më 19.01.2009, vlera 1 600 000 lekë. Ndërkohë, prefekti i qarkut të Fierit, Xhevit Bushaj është pronar i vetëm në dy shtëpi banimi në toka bujqësore dhe ullishte.

“Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 145.6 m2, blerë me të ardhurat familjare, plus të ardhurat nga prodhimi bujqësor në fshat 1991-2004, vlera 6 200 000 lekë, pronar me 100% i një shtëpie banimi në Fier në 400 m2 truall, trashëguar nga prindërit; pronar me 100% i një toke arë 11 220 m2, përfituar sipas ligjit 7501 në komunën Frakull, Fier dhe pronar me 100% i një ullishteje me sipërfaqe 1820 m2 plus vreshta me sipërfaqe 490 m2 përfituar sipas ligjit 7501”, – deklaron pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Xhevit Bushaj. Ndërsa prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive një shtëpie banimi me sipërfaqe trualli 263 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 152.2 m2, me vlerë 5 116 203 lekë dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 228.1 m2, me vlerë 18 248 000 lekë dhe të ardhurat mujore prej 25 800 lekë në muaj, që i përfiton nga pensioni i parakohshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Olimpiada/ Dënimi i Rusisë do të hiqet me një kusht
Previous article Gianluigi Buffon drejt altarit për herë të dytë, ja kur pritet të vendosë me Ilarian për dasmën e tyre

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT