Është identifikuar personi që i ka hedhur kapsollen polices Nuka gjatë protestës së djeshme.
Sipas burimeve mësohet se autori i shpallur në kërkim për këtë ngjarje është shtetasi me inicialet D.D 18 vjeç banues në Tiranë.
Po sipas burimeve, mësohet se 18-vjecari është identifikuar nga pamjet filmike gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re.
Për kapjen e personit të sipërpërmendur, Policia e Tiranës po zhvillon disa operacione.
Efektivja 24-vjeçare e ‘Shqiponjave’ iu prenë gishtat dje në protestën e banorëve të “Astirit” përpara Kuvendit, që degradoi në akte dhune ndaj policisë.


