• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET E VËRTETA/ Nuk ishte aksident! Shqiptari u vra me kaçavidë nga bashkatdhetari (EMRI)
Home
Breaking News

ZBULOHET E VËRTETA/ Nuk ishte aksident! Shqiptari u vra me kaçavidë nga bashkatdhetari (EMRI)

19 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 47-vjeçar shqiptar është vrarë me kaçavidë në Itali. Mediet italiane shkruajnë se fillimisht u raportua për aksident rrugor, por më vonë u konstatua se plagët që kishte marrë shqiptari Ilir Dervashi nuk ishin shkaktuar nga aksidenti.

Ai ishte goditur disa herë me kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në Bolonjë. Autor i dyshuar i ngjarjes është drejtuesi i makinës, 34-vjeçari shqiptar Mirri Gura, i cili është arrestuar me akuzën e vrasjes.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në shtrirjen e autostradës drejt Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navale.

Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një “Renault Capture”, u përplas me një makinë tjetër dhe përfundoi në një fushë.
34-vjeçari është nxjerrë i padëmtuar. Por Dervashi ishte tashmë i vdekur. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore menjëherë ka lajmëruar prokuroren publike në detyrë, Michela Guidi.
Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për arsye ende të paqarta. Në zemërim e sipër, Gurra ka marrë kaçavidën dhe e ka qëlluar 47-vjeçarin disa herë në bark.
Në këtë fazë, ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka dalë nga rruga.
Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u dërgua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as magjistratit. Në makinën e aksidentuar nuk u gjet drogë. Policia po heton marrëdhënien mes dy burrave dhe arsyen që shkaktoi debatin i cili përfundoi me tragjedi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ U kap duke transportuar dru zjarri, prangoset 41-vjeçari në Devoll
Previous article LUIZ EJLLI BËHET MË ROMANTIK SE KURRË MË PARË/ Ja dedikimi i ëmbël për Kiarën

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT