• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET DOSJA/ Kastriot Ismailaj i pagoi Metës qindra milionë lekë për zgjedhjet e 2011. Kreu i PL i pakënaqur kur…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET DOSJA/ Kastriot Ismailaj i pagoi Metës qindra milionë lekë për zgjedhjet e 2011. Kreu i PL i pakënaqur kur…

22 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

CEZ DIA, është një ndër çështjet që po hetohet ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ra në pranga një ditë më parë ndërsa po kthehej nga Kosova.

Nga hetimi i deritanishëm, theksohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e ToP Channel, Anila Hoxha, janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuar) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte me shoqërinë CEZ.

Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH.

Në vijim të dëshmisë Elvis Mataj deklaron para gazetarit se Kastriot Ismailaj i premton Petrit Ahmetit dhe do ti paguante 15 milionë lekë, shumë e cila iu pagua pjesërisht.

Elvis Mataj shprehet se lidhur me mbështetjen për fushatën politike që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metës, Kastrioti ka kryer pagesa 116 milionë e 800 kundrejt shoqërisë “BTT SHPK (Agron Ccelës) dhe pagesën 29 milionë e pesëqind shoqërisë “Nereida” shpk (Arian Laçi. Sipas Elvis Matajt, këto pagesa ishin për mbështetje që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Metës.

Sipas Elvis Mataj, duke qenë se Meta nuk kishte marrë aq para sa ka kërkuar prej shtetasit Kastriot Ismailaj për zgjedhjet e vitit 2011, ka ndikuar apo kërkuar më pas që Kastriot Ismailajt t’i shkëputeshin lidhjet dhe mbështetja nga qeveria.

Pas kallëzimit penal të shtetasit Romeo Kara, si edhe duke vlerësuar përfundimet e arritura nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, thekson SPAK, në çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj, hetimi ishte përqendruar në marrëdhëniet e të pandehurit Kastriot Ismailaj me shtetasin Ilir Meta (Metaj), roli i këtij të fundit në kontratën e lidhur mes DIA dhe “CEZ Shpërndarja”, përfitimet e parregullta të shtetasit Ilir Metaj në këmbim të kësaj kontrate, theksohet në dosjen e GJKKO.

“Provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, sipas organit të akuzës kanë provuar se mes shtetasit të gjykuar në një procedim më vete, Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Metaj ka patur marrëdhënie të hershme, si dhe faktin se ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka mundur që përmes pushtetit, influencës dhe ndikimit që ka patur si Ministër i Jashtëm dhe më pas si Ministër i Ekonomisë, të sigurojë nënshkrimin e kontratës mes DIA dhe “Cez Shpërndarje”. Ky konkluzion përforcohet dhe nga fakti se në këtë kohë, shteti shqiptar zotëronte 24% të shoqërisë “Cez Shpërndarja”.

Shteti shqiptar ishte përfaqësuar në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj shoqërie nga Ministria e Ekonomisë dhe kryesisht nga Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, në këto mbledhje shprehte qëndrimin e institucionit që ai përfaqësonte. Hetimet kane provuar se ka qenë shtetasi Ilir Metaj, ai që i ka sugjeruar CEZ që të zgjidhte si kontraktor për mbledhen e borxheve pikërisht shtetasin Kastriot Ismailaj. Ky fakt rezulton nga dëshmia e shtetasit Josef Hejsek dhënë para

Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë gjithashtu, edhe në regjistrimin e komunikimeve të bëra nga gazetari Artan Hoxha rezulton kjo e dhënë.

Nga të dhënat e hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Ilir Metaj ka favorizuar dhe mbështetur shtetasin Kastriot Ismailaj të krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverisë shqiptar, rrjedhimisht duke qenë kështu njeriu i favorizuar për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve e nëpërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas”, theksohet në dosje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË SHBA/ Gara hyn në periudhën e saj më të furishme, ja 7 shtetet që do të vendosin se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë
Previous article ARRESTIMI I METËS/ Kryemadhi: Persona pranë meje janë rrëmbyer nga aeroportet dhe u është kërkuar të japin dëshmi të rreme

s.autor

Postime të ngjashme

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT