• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET DOKUMENTI/ Ushtria jugosllave vrau dhe masakroi aktivistin Ukshi Hoti
Home
Rajon

ZBULOHET DOKUMENTI/ Ushtria jugosllave vrau dhe masakroi aktivistin Ukshi Hoti

22 August, 2020 F.autor Rajon

Ekipi i emisionit “Udhëve”, në RTK, hulumtoi një kohë të gjatë për rrethanat e zhdukjes së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti dhe arriti të zbulojë shumë fakte.

Në bazë të dokumenteve të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia e “Udhëve”, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu i Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar.

Fillimisht u rrëmbye. Më pas Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave.

Kështu thuhet në dokumentet e siguruara nga redaksia e “Udhëve”, të cilat kanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, departamenti i hetuesisë për krime lufte.

Vendi ku mbahej i burgosur Ukshi Hoti

Ditën kur ishte liruar, te dera e burgut e kishin pritur pjesëtarë të sigurimit shtetërorë serb. Jozyrtarisht thuhet se ishte Sreten Cemoviq, pjesëtar i sigurimit shtetëror serb me kodin 9787960, ai që e priti te dera e burgut. Cemoviq shpeshherë kamuflohej edhe si gazetar.

Në një dokument zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me numër protokolli 03/4-3-1 SB nr.270/13, të datës 4 tetor të 2013 po ashtu të siguruar nga redaksia e “Udhëve”, një person të cilit ky dokument i referohet si personi X-1, që ishte dëshmitar i rastit, kishte zbardhur gjithë ngjarjen që kishte ndodhur me Ukshin Hotin në majin e vitit 1999.

Personi X-1, kishte qartësuar mënyrën e kryerjes dhe përpjekjen për fshehjen e krimit nga policia dhe ushtria serbe në rastin e Ukshin Hotit por edhe disa vrasjeve të tjera në rajonin e Pejës.

Skica e dëshmitarit

Ky person përmes fotografive kishte identifikuar shtëpinë, dyert e shtëpisë, oborrin e shtëpisë dhe si ishte vrarë Ukshin Hoti.

Personi X-1 pa menduar dy herë ka pohuar që ka njohur në fotografinë me numër 1 dhe 2 derën e hyrjes prej druri në oborrin e shtëpisë së një shqiptari.

Dëshmitari e përshkruan vendin e krimit dhe jep detaje për derën dhe oborrin siç i kishte parë në maj të vitit 1999.

Pas luftës ai mur është ndërtuar me blloka të betonit, pasi shtëpia ishte djegur gjatë luftës.

Qytetari X-1 më pastaj ka sqaruar që në fotografinë numër 3 ka njohur pamjen e oborrit e cila ishte e drejtuar ka gardhi i oborrit dhe rrugës lokale e cila kalon skaj shtëpisë së përmendur.

Personi X-1, e ka vizatuar skicën e vendit të ngjarjes dhe në të cilën në mënyrë të detajuar ka sqaruar me hollësi planifikimin e brendshëm të atëhershëm të oborrit të shtëpisë: porta hyrëse përmes së cilës hynë në oborr ku në anën e djathtë të portës hyrëse ai pa dy kufoma në ndërtesë, pastaj para një shtëpie më të vogël në oborr një kufomë. Kufomat në skicë janë shënuar me x.

Ai sqaron se kufoma e Ukshin Hotit përfundimisht ishte mbështjellë me qese najlloni në oborrin e shtëpisë së përmendur dhe ishte marrë nga ana e djathtë e portës hyrëse në fund të oborrit nga një shupë ose shtallë, ku më pas gjetën disa dru ose pisha të thara.

Kufoma e Uksin Hotit shënohet me + në skicë, sipas këtij dokumenti zyrtar të policisë serbe.

Ky dëshmitar i ngjarjes thotë më tej se e vendosën kufomën pranë atyre pemëve, dhe me një sasi të vogël eksplozivi ia shpërthyen kokën dhe të dy duart e kufomës së Ukshin Hotit dhe më pas ata e mbuluan kufomën me pemët e përmendura dhe e dogjën për të fshehur krimin.

Gjatë gjithë kohës kur pjesëtarët e MUP-it të cilët kryenin masakrat dhe veprat makabre mbi civilët shqiptarë që ishin në oborrin e asaj shtëpie, në rrugën lokale të shënuar në skicë, ishin të siguruar nga ushtarë të ushtrisë jugosllave të udhëhequr nga Komandanti Milićko Janković.

Dokumenti zyrtar i Ministrisë së Brendshme serbe
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Sekreti në qumështin e gjirit që mund të na mbrojë nga COVID-19
Previous article FINALJA E CHAMPIONS/ Neymar paralajmëron Bayernin

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT