• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet dokumenti/ Drejtori i Portit bën tender 7.2 milionë lekë për gira e pistë vrapimi
Home
Sociale

Zbulohet dokumenti/ Drejtori i Portit bën tender 7.2 milionë lekë për gira e pistë vrapimi

26 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Kilet e tepërta dhe nevoja për të patur një trup të palestruar duket se ka çuar drejtuesit e Autoritetit Portual të Durrësit drejt vendimit për blerjen e disa pajisjeve, të cilat do iu zgjidhin këtë problem.

Tpz.al disponon dokumentet e një tenderi nga Autoriteti Portual Durrës, ku objekti është për “blerje pajisje palestre” me një fond limit 7.250.000 lekë. Kohëzgjatja për ekzekutimin është 60 ditë nga data e lidhjes së kontratës. Ndërkohë sipas dokumentave të siguruara nga Tpz.al, rezulton se ky institucion tashmë do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj. Të gjitha këto pajisje do të shërbejnë për tonifikimin e trupit, dhe pse jo të shtimit të muskujve.

Autoriteti portual i Durrësit kontrollon hyrje daljet e mallrave dhe pasagjerëve nga porti më i madh në Shqipëri. Ndërkohë, që gjeneron ligjërisht miliona euro fitime për shtetin, pasi merr taksë nga sheshet, tragetet, anijet e deri te pasagjerët.

Megjithatë, drejtori i këtij institucioni, Artjan Qirici bashkë me vartësit e tij, kanë filluar të shëndoshen. Dhe, për të hequr kilet apo stresin, kanë menduar që në ambientet e portit të bëjnë edhe një palestër.

Sipas dokumenteve, ky autoritet kërkon 29 pajisje për palestrën;

  1. Tërheqës statik i dyanshëm
  2. Stol i rregullueshëm
  3. Stol olimpik 45 °
  4. Stol olimpik i shtrirë
  5. Mbajtëse boshtesh
  6. Kërcitës barkor
  7. Shtytës me stol horizontal peshash
  8. Shtytës këmbësh
  9. Makineri shumë funksional (4 makineri në një
  10. Shtytës në thellësi
  11. Gira
  12. Biçiklet mekanike
  13. Pistë vrapimi
  14. Bosht me gunga
  15. Bosht 150 cm
  16. Bosht 220 cm
  17. Thes boksi
  18. Dorezë boksi
  19. Leva ushtrimore (STRAIGHT ROTATING TRICEPS BAR)
  20. Leva ushtrimore (MULTI-EXERCISE BAR)
  21. Leva ushtrimore (TRAZY BAR)
  22. Leva ushtrimore (TRICEPS ROPE)
  23. Leva ushtrimore (TRICEPS PRESSDOËN BAR)
  24. Leva ushtrimore (COMPLETE HANDLE)
  25. Leva ushtrimore (LAT MACHINE BAR)
  26. Mbajetëse girash
  27. Mbajtëse peshash olimpike
  28. Pesha Olimpike
  29. Shkallë suedeze

Çmenduritë e zyrtarëve dhe institucioneve shtetërore, për të shpenzuar paratë publikë, nuk kanë kufij. E njëjta “sëmundje” për të bërë palestër, duket se i ka prekur edhe institucionet e tjera të kontrollit të kufirit. Në mesin e vitit 2016, të njëjtin tender, me objekt “Blerje dhe instalim pajisje për palestër” bëri edhe Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare.

Drejtoresha e Albcontrol, Belinda Balluku, shpenzoi plot 61 milion lekë të vjetra për vegla palestre. Kjo tregon edhe njëherë, se shpërdorimi i fondeve publike ka infektuar çdo institucion, duke kaluar në heshtje çdo abuzim. Duket sikur këta drejtues nuk kanë punë për të bërë, dhe kohën e lirë kanë vendosur ta kalojnë duke bërë palestër.

Tpz.al do të vijojë të denoncojë çdo qindarkë e qytetarëve që shpërdorohet nga zyrtarët qendrorë e lokal si dhe drejtues institucionesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13 ndeshje europiane, korçarët në edicionin e… rekordeve
Previous article “Ajo erdhi vetë, e kam trajtuar mirë”, si i zbuloi Policia të miturën dhe 22-vjeçarin. U kapën duke bërë seks

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT