• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
13 ndeshje europiane, korçarët në edicionin e… rekordeve
Home
Futboll

13 ndeshje europiane, korçarët në edicionin e… rekordeve

26 November, 2017 Ina.Autor Futboll, Sport

Aventura e Skënderbeut në Europë është drejt fundit, teksa gjithçka mbyllet më 7 dhjetor përballë Jang Bojsit në Zvicër. Nga 29 qershori, kur zbritën për herë të parë në fushë ndaj modestëve të Sant Hulias, dhe deri të enjten e fundit, kur mposhtën Dinamon e Kievit, Skënderbeu ka zhvilluar 13 ndeshje në Ligën e Europës, përfshi turet paraeliminatore dhe fazën e grupeve.

Asnjë tjetër klub shqiptar në historinë e Kupave të Europës nuk ka zhvilluar kaq ndeshje gjatë një edicioni në kompeticionet e UEFA-s. Në total, Skënderbeu ka arritur pesë fitore, si dhe është mundur tri herë. Pesë ndeshje kanë përfunduar në barazim. Gjithçka filloi me turin e parë, ku Liridon Latifi hapi një kapitull të suksesshëm me një gol ndaj ekipit nga Andorra, për të vijuar me dopietë në ndeshjen e kthimit, ku u arrit fitorja e thellë 0-5. Më pas, përballë milionerëve të Kairat Almatit, Skënderbeu e nisi jo favorit, por që në ndeshjen e parë la shenjë.

Lilaj dhe Plaku shënuan dhe në turin e tretë, shorti e vendosi ndaj Mlada Boleslav. Pikërisht ndaj çekëve do të vinte edhe humbja e parë sezonale në Europë për Skënderbeun. Latifi nuk mjafton dhe Mlada fiton me rezultatin 2-1. Kthimi në “Elbasan Arena” është tjetër simfoni. Pavarë- sisht se e gjejnë veten në disavantazh, të besuarit e Dajës fluturojnë në fushë dhe Lilaj e Plaku i japin fitoren. Kualifikimin e vendos Shehi nga gjuajtja e 11- metërshave. Për të vazhduar më pas te kulmi i suksesit historik, kalimi i katër tureve pas eliminimit të Dinamos së Zagrebit.

Një emër i frikshëm që surprizohet nga Latifi në “Maksimir” dhe në “Elbasan Arena” korçarët administrojnë rezultatin 1-1. Historia e suksesit vazhdon në grupe, edhe pse ëndrra për një tjetër kualifikim u prish pas humbjes ndaj Partizanit të Beogradit.

Ll. Saro

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tinka Kurti mes lotësh: Ana tjetër e Aleksandër Lalos
Previous article Zbulohet dokumenti/ Drejtori i Portit bën tender 7.2 milionë lekë për gira e pistë vrapimi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni Futboll

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën Futboll

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare Futboll

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT