• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET DESTINACIONI/ Ku do përfundonte 1 ton marijuanë e nisur nga Shqipëria, hetohen lidhjet mes…
Home
Breaking News

ZBULOHET DESTINACIONI/ Ku do përfundonte 1 ton marijuanë e nisur nga Shqipëria, hetohen lidhjet mes…

9 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohet destinacioni i 1 ton marijuanë e kapur ditën e djeshme në brigjet e Detit Jon pas operacionit të përbashkët të Guarida di Finanza me policinë italiane.

Mijëra kilogramë marijuanë të sekuestruara dje në bordin e një veliere nga Shqipëria do të kishin shërbyer për të furnizuar jetën e natës puliane.

Hetimet e GDF-së, e cila sot mbajti një konferencë për shtyp për sekuestrimin e drogës, janë fokusuar pikërisht në lidhjet mes krimit shqiptar dhe atij italian.

Në aksion u arrestuan pesë persona, tre shtetas shqiptarë që u kapën duke ngarkuar drogë dhe dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e skafit të kapur në det, në brigjet e Capo di Leuca (Lecce).

Natën mes 7 dhe 8 gushtit, një helikopter i Guardia di Finanza ka vënë re tre varka, 13 milje larg bregdetit shqiptar, nga të cilat janë transportuar thasët e marijuanës.

Pesë personat e arrestuar janë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge. Sipas asaj që doli në këtë fazë të parë hetimore, nuk përjashtohet mundësia që droga e sekuestruar të përdorej për furnizimin e shesheve të farmacive puliane, veçanërisht për jetën e natës në resortet turistike. Hetimet do të vazhdojnë edhe falë telefonave të gjetur në skaf.

Kush janë të arrestuarit

Tre shqiptarët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç u bllokuan dhe arrestuan nga policia e Vlorës.

Dy ukrainasit Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce, raporton abcnews.al.

Operacioni antidrogë nisi mbrëmjen e djeshme në brigjet e Santa Maria di Leuca , kur një helikopter i Guardia di Finanza, i cili kreu fluturimin për llogari të Frontex (Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare) vuri re tre persona në detin Jon të cilët shkarkonin pakot në një varkë me vela.

Në bordin e anijes, e cila më pas u dërgua në portin e Città Bella, u gjetën 992 kilogramë kanabis, të ndarë në 153 pako, secila me peshë nga 6 deri në 8 kilogramë.
Dy ukrainasit deklaruan ditën e djeshme se u ishte premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim, raporton abcnews.al.
Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është “dhënë nga një shtetas italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTISTI SHQIPTAR PËRFUNDON NË SPITAL/ Përshkrimi i dhimbshëm: Unë u ktheva! Ai në krevatin ngjitur jo...
Previous article E DINIT? Ja pse duhet të hani një mollë gjithmonë para gjumit

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT