• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET BIMA ENDEMIKE E RRALLË NË ALPET SHQIPTARE/ Merr certifikim ndërkombëtar. Biologu: Ky qytet është unik…
Home
Sociale

ZBULOHET BIMA ENDEMIKE E RRALLË NË ALPET SHQIPTARE/ Merr certifikim ndërkombëtar. Biologu: Ky qytet është unik…

13 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Një tjetër zbulim në florën e Alpeve të Shqipërisë ka marrë certifikim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një nënlloj të ri endemikë, Epimeda e Alpeve Shqiptare e cila është zbuluar kohët e fundit në qarkun e Kukësit nga grupi i botanistëve. Të pranishëm ishin Lulzim Shuka, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, profesoreshë Kit Tan nga Instituti i Biologjisë Universiteti i Kopenhagenit Danimarkë dhe biologu Besnik Hallaçi, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës. “Qarku i Kukësit për vetë pozitën gjeografike që ka, ka një pasuri të madhe të biodiversitetit në përgjithësi dhe bimë të veçanta. Gjatë punës hulmutuese nga grupe botanikësh por dhe na grupi ynë është bërë i mundur identifikimi i një lloji të ri endemik të florës” tha Besnik Hallaçi, biolog, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës.

Specialisti i florës tregon se qarku i Kukësit është unik sa i përket brezave të rralla endemike të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar. Sipas biologut Besnik Hallaçi, në masivet pyjore të tij janë të pranishme 16 lloje bimësh endemike, nga 33 të evidentuara në shkallë vendi. “Treva e qarkut të Kukësit gjithnjë paraqet surpriza. Gjatë këtyre 10 ditëve të fundit janë identifikuar dhe 15 lloje të tjera të cilat nuk kanë qenë të pasqyruara në florën e Shqipërisë” tha Besnik Hallaçi. Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike të rralla gjenden në malet e Gjalicës, në malet e Hekurave në Tropojë, në bregun e liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit si dhe në Qafën e Luzhës në rrethin e Tropojës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT NIKOLLA/ Gruaja socialiste si model i denjë kundrejt “shotave” demokrate!
Previous article SINGLE APO NË NJË LIDHJE? Fjodora Fjori tregon statusin e saj aktual

k.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET E VERTETA/ 53-vjeçari në Bulqizë nuk u kafshua nga ariu, ARRESTOHEN gruaja dhe djali për vrasjen e tij Aktualitet

ZBULOHET E VERTETA/ 53-vjeçari në Bulqizë nuk u kafshua nga ariu, ARRESTOHEN gruaja dhe djali për vrasjen e tij

E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në pallat në Elbasan, humb jetën 83-vjeçari, 8 persona të plagosur mes tyre një... Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në pallat në Elbasan, humb jetën 83-vjeçari, 8 persona të plagosur mes tyre një...

E RËNDË NË ITALI/ E zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur… Aktualitet

E RËNDË NË ITALI/ E zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT