• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohen përgjimet/ “Pronto 3”: Kryeprokurori Lumezi i afërt me PDK-në
Home
Rajon

Zbulohen përgjimet/ “Pronto 3”: Kryeprokurori Lumezi i afërt me PDK-në

12 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, del të jetë shqyrtuar si prurje e re e Partisë Demokratike të Kosovës nga grupi i krerëve të kësaj partie, tashmë i njohur si klani “Pronto”.

Disa incizime të bisedave nga viti 2011 mes Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Besim Beqajt dhe Hashim Thaçit, që janë transmetuar ekskluzivisht në KTV, lënë të kuptohet për afrinë e Lumezit me PDK-në, në kohën kur ai ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Bisedat e siguruara nga KTV-ja janë pjesë e një diskutimi mes njerëzve kyç të PDK-së rreth çështjes nëse Aleksandër Lumezi do të bëhet pjesë e partisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në vitin 2011, kryeprokurori Aleksandër Lumezi kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga përgjimet e papublikuara deri tash, të cilat i ka siguruar Kohavisioni”, raportoi të hënën mbrëma KTV-ja. “Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj dëgjohen teksa përpiqen të sigurojnë një pozitë për kryeprokurorin që asokohe ishte kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë”.

Madje, raporton KTV-ja, në njërën prej bisedave “Kadri Veseli kishte thënë se Leka mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre”.
Biseda e parë, e zhvilluar mes ish-kreut të Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, dhe ministrit të atëhershëm nga radhët e PDK-së, Besim Beqaj, thuhet të jetë bërë në kohën kur Grabovci dhe Beqaj kishin koordinuar një takim me Lumezin, në të cilin Grabovci ishte vonuar paksa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas vizitës në Siri, Putin merr vendimin e pakthyeshëm
Previous article Facebook, media sociale që po ndan shoqërinë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT