• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohen mijëra diploma false të gjermanishtes: Shqiptarët kanë paguar deri në 2700 euro për to
Home
Sociale

Zbulohen mijëra diploma false të gjermanishtes: Shqiptarët kanë paguar deri në 2700 euro për to

1 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Policia e Vjenës, pas një pune që ka marrë shumë kohë, ka zbuluar me mijëra certifikata të falsifikuara ose të rreme që “dëshmojnë” njohjen e gjermanishtes. Këto dokumente u kanë shërbyer të huajve, kryesisht nga Shqipëria, Koracia dhe Serbia, për të siguruar qëndrimin në Austri. Bëhet fjalë për rreth 8000 kallëzime penale që janë bërë ndaj personave nga vendet e përmendura, njoftojnë sot të gjitha mediet austriake.

Hetuesit e Policisë për të Huajt kanë identifikuar rreth 3000 persona që kanë marrë certifikata të tilla. Ndërkaq janë zbuluar 10 grupe, të cilat kanë vepruar kryesisht në Austri por edhe në Bosnjë dhe në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Janë kapur 25 krerët e këtij rrjeti të madh të falsifikimit, kanë bërë të ditur sot hetuesit në konferencën për medie të mbajtur në Vjenë.

Në mesin e autorëve të këtyre delikteve bëjnë pjesë edhe institute gjuhësore të palicencuara, operatorë dhe ekzaminues, të cilët kundrejt një pagese “kanë mbyllur sytë”, pastaj një avokat si dhe falsifikues certifikatash dhe ndërmjetësues të shërbimeve të tilla ilegale.

Njerëzit me njohje të vogël të gjemranishtes ose pa njohje fare kanë paguar në mes 100 dhe 2700 eurosh për një certifikatë të falsifikuar ose të rreme.
Janë konfiskuar më shumë se 500 falsifikime totale.

Gjithsej të arrestuar dhe disa prej tyre tashmë edhe të dënuar, janë  33 veta, transmeton albinfo.ch. Arrestimet e deritashme janë bërë në Qarkun Vjenë-rrethinë, ku një grua austriake udhëhiqte një shkollë gjuhësh dhe sipas njohurive të deritashme ajo brenda pesë viteve ka fituar 300 mijë euro. Kjo grua ndodhet në paraburgim në Vjenë.
“Viktimat” gjegjësisht ata që kanë paguar për certifikatat, janë në pjesën më të madhe nga “regjioni gjuhësor serbokroat” si dhe nga Shqipëria.

Përmes këtyre dokumenteve ata kanë siguruar qëndrim në Austri. Ndërsa pasi që me qëndrim lidhet  edhe përfitimi nga shërbimet sociale, ndaj tyre do të zhvillohen hetime për mashtrim të këtyre shërbimeve. Pra ata mbi këtë bazë kanë shfrytëzuar ndihma familjare dhe shërbimin shëndetësor në Austri, shkruajnë mediet austrtiake

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Kundër Fatmir Xhafajt dhe Arta Markut: Mos u merrni me protestuesit, arrestoni Berishën dhe Bashën
Previous article “Jo me çdo kusht!”, a mendon kryeministri i Maqedonisë të tërhiqet nga zgjerimi i koalicionit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT