• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Jo me çdo kusht!”, a mendon kryeministri i Maqedonisë të tërhiqet nga zgjerimi i koalicionit
Home
Rajon

“Jo me çdo kusht!”, a mendon kryeministri i Maqedonisë të tërhiqet nga zgjerimi i koalicionit

1 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Fjalia e fundit e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev ditën e djeshme, “Jo me çdo kusht”, ka shtuar dilemat se ai po mendon që të heqë dorë nga zgjerimi i koalicionit qeveritar me partitë e tjera, siç janë krahët e Lëvizjes BESA, sidomos ai i udhëhequr nga Afrim Gashi, që ditëve të fundit është përfolur se do të jenë pjesë e koalicionit.

“INA” shkruan se në BDI ka zëra kundër zgjerimit të koalicionit dhe se këto qëndrime kanë zënë ngushtë edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe njerëzit e tij që nuk duan që oponenti i tyre më i ashpër politik të bëhet pjesë e bashkëqeverisjes. Lëkundjet e Zaevit kanë ardhur pas takimit disaorësh që ka pasur me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Fillimisht e shfrytëzova rastin të njoftojë për momentet më të reja që kanë të bëjnë me çështjen me Greqinë, me problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues tonin. Folëm për reformat gjyqësore, folëm për zgjerimin e koalicionit që të bëjmë një shumicë parlamentare më stabile, sepse Maqedoninë e presin vendime të rëndësishme, datën për nisjen e bisedimeve thirrjen për NATO. Sigurisht se jemi pajtuar, por jo me çdo kusht”, tha Zaev.

Kryeministri premtoi se deri në fund të këtij muaji do të zgjidhë rikonstruimin dhe se do të pëmbyllen negociatat, por asgjë konkrete. Zvarritja e negociatave dhe çështjes së zgjerimit po ndodh, ashtu siç ndodhi me Aleancën për Shqiptarët, kur kaluan disa muaj derisa më në fund u ndanë Zaev – Sela, pas rezistencës dhe refuzimit të BDI-së, që ASH të qëndrojë në Qeveri me dy deputetë.

Siç mësohet, BDI ka theksuar se mund të sigurojnë edhe më tej ndonjë deputet në koalicion, duke përjashtuar bisedimet me Lëvizjen BESA, e cila po kërkon pjesë më të madhe të bashkëqeverisjes, nga ato që i kishte Aleanca për Shqiptarët. (INA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen mijëra diploma false të gjermanishtes: Shqiptarët kanë paguar deri në 2700 euro për to
Previous article Deportimi i shtetasve turq nga Kosova, organizata për të drejtat e njeriut kërkon hetime

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT