• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohen dy emrat e Bushatit për ambasadorë në OSBE dhe KIE. Shkelet ligji për Visho Ajazin
Home
Shqipëri

Zbulohen dy emrat e Bushatit për ambasadorë në OSBE dhe KIE. Shkelet ligji për Visho Ajazin

20 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dërguar në Parlament emrat e dy kandidatëve për ambasadorë për postet e rëndësishme në OSBE dhe në Këshillin e Europës.

Kreu i diplomacisë ka propozuar Igli Hasanin si kandidat për ambasador në misionin e përhershëm pranë Organizatës për Siguri, Bashkëpunim në Europë, OSBE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë. Hasani do të zëvendësojë në këtë detyrë të ngarkuarën me punë, Ravesa Lleshi, shkruan “Panorama”.

Kjo e fundit nuk u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani në dhjetor të vitit 2015. Ravesa Lleshi ka qenë këshilltarja e ministrit Bushati dhe ajo u propozua si ambasadore në vend të Spiro Koçit, diplomat karrierë dhe prej shumë vitesh përfaqësonte Shqipërinë në OSBE.

Ndërkohë që kandidatura tjetër është Albana Dautllari, e propozuar si ambasadore në krye të misionit të përhershëm të Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, në Strasburg. Dautllari do të zëvendësojë në këtë detyrë Adriana Hobdarin, e cila është emëruar si ambasadore në Greqi.

Të dy kandidatët do t’i nënshtrohen sipas ligjit seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Por Këshilli i Ministrave nuk ka respektuar detyrimin ligjor të seancës dëgjimore për ishkryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Për këtë të fundit, Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta dërgojë si propozim direkt në Presidencë, duke anashkaluar Komisionin e Jashtëm. Visho Ajazi Lika është propozuar si kandidat për ambasador në selinë diplomatike në NATO, si zëvendësues i ish-deputetit të PD-së, Leonard Demi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Oooo mos ma vajtoni, se sherua qenka përgjithmonë”, aktori poston vargje për të bijën që u gjet e vdekur
Previous article Asfiksimi i 60 nxënësve në Shupenzë, pezullohet 3 ditë mësimi

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT