• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës: I fundit u hap 6 ditë më parë
Home
Shqipëri

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës: I fundit u hap 6 ditë më parë

18 January, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kreu i PD–së Lulzim Basha çdo ditë tenton të trashë zërin duke lëshuar akuza se shteti është hapur nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale dhe për pasojë edhe ekonomia ka falimentuar.

Madje së fundmi ai ka dalë dhe me shifra, ku sipas tij 247 biznese janë mbyllur vetëm javën e parë të janarit.

“13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi” ka deklaruar Basha.

Por, Bashën ekonomia në Shqipëri ka marrë tatëpjetën por jo për kunatin e tij. Kompanitë e kunatit, Erion Isufit vijojnë të ushtrojnë aktivitet të plotë biznesi por edhe të shtohen në numër, më e reja është hapur në 12 janar të vitit 2018.

A e ka pasur parasysh kunatin, Basha, ku ka folur për falimentimin e bizneseve?

Erion Isufi rezulton që ka gjashtë biznese, pesë prej të cilave rezultojnë aktive më e reja ka filluar aktivitet në janar 2018.

Kunati, jo vetëm që nuk i ka mbyllur bizneset, por nga viti në vit i ka shtuar. Erion Isufi e ka nisur me hapjen e një biznesi në vitin 2005, dhe rreth një vit më vonë, në vitin 2006, sëbashku me një biznesmen tjetër ka regjistruar një biznes të ri, nga i cili është tërhequr më vonë në mënyrë të njëanshme.

Pas tre vitesh, në vitin 2009, Erion Isufi ka themeluar një tjetër kompani, për të vijuar më tej në vitin 2012 me biznes të ri.

Në vitin 2016 kunati e ka shtuar asetin e kompanive te tij, dhe ndërkohë që Basha del e vajton mbylljen e biznesve, Erion Isufi ka themeluar një biznes të ri që rezulton i regjistruar në QKB, pak ditë më parë, konkretishte me datë 12.01 2018.

Situata është e tillë ose gënjen Luli ose kunati i ka shtuar bizneset nga marrëveshja Lulit me Ramën.

  • Bizneset e kunatit

Me datë 25.10.2005 ka regjistruar kompaninë “SRF Developments”, me numër identifikimi K52301012K e cila vijon të jetë aktive.

Në vitin 2006 dhe konkretisht me datë 6.10.2006, Erion Isufi, ka regjistruar një tjetër biznes dhe konkretisht “ Reno Albania”, sëbashku me një ortak tjetër. Por më vonë ai është tërhequr nga ortakëria, duke pezulluar kështu aktivitetin njëanshëm.

Me datë 7.02.2009, po në emër të Erion Isufit, është regjistruar kompania “Premium Print”, me numër identifikimi K92407011Q, e cila vijon të funksionojë. Kjo kompani shërben për botime gazetash, revistash, reklama etj.

Edhe kompania “ Landmark Communications” me administrator Erion Isufin e regjistruar në QKB me datë 10.01.2012, rezulton të jetë aktive. Kompania në fjalë ofron shërbimesh reklamash etj.

Një tjetër kompani e Erion Isufit, që rezulton të jetë aktive, është “Blacksheep”, e regjistruar në QKB me datë 10.05.2016. Edhe kjo kompani ofron shërbime reklamash etj.

Me datë 12.01 2018, Erion Isufaj ka regjistruar pranë QKB –së, kompaninë “AsWeGrow”, e cila ofron shërbime marketingu./citynews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Po argëtonin mirë e bukur klientët në lokal", 8 vajza shqiptare arrestohen nga policia. Ja përse
Previous article Xhaka flet për largimin e Sanchezit dhe afrimin e Mkhitaryanit në Arsenal

g.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT