• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulimi i gazetarit që bëri AUDIOPËRGJIMIN, deputeti i PD: Rrezikoi jetën e tij dhe të familjes
Home
Shqipëri

Zbulimi i gazetarit që bëri AUDIOPËRGJIMIN, deputeti i PD: Rrezikoi jetën e tij dhe të familjes

19 May, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Personi pas pergjimit te audios mes deshmitarit X tashme dale me ze e figure, Arbelt Veliu dhe vellait te ministrit Xhafa, eshte gazetari Jetmir Olldashi.

Permes nje deklarate publike, ai pranon se është ai njeriu që ka përgjuar Agron Xhafajn dhe ka zbuluar bisedat e tij me Albert Veliun.

Pas vetëzbulimit te tij, deputeti Luçiano Boçi e ka përgëzuar Olldashin per punën profesionale si dhe per guximin, duke shkruar se “Jetmiri sot me aktin e tij ka rrezikuar jetën e tij dhe të familjes, por ndërkohë ka dëshmuar që krimi qoftë dhe në pushtet sfidohet e gjunjëzohet me guxim.”

 

Postimi i plote:

GAZETARIA E SË VËRTETËS SI “E MIRË JETE”

Jetmir Olldashi u vetëzbulua sot të ishte gazetari investigativ që realizoi përgjimin e bujshëm të A. Xhafajt.
Dëshmia e tij rrëzoi sot çdo pandehmë “të laboratorëve prestigjozë” të Ramës dhe po nxit me shpejtësi rrokullisjen e pashpresë të Rilindjes&co.
Zhveshi çdo iluzion “drejtësie” shtetërore e zbuloi implikimin e institucioneve që prodhojnë padrejtësi e hakmarrje politike.
Një punë profesionale kjo që i jep autoritet medias që synon të vërtetën dhe përballet me pushtetin e korruptuar.
Një kurajo qytetare e pashembullt që meriton mbështetje, përkrahje dhe mirënjohje.
Jetmiri sot e Ambrozia dje, dëshmuan që në vendin tonë ka dinjitet, profesionalizëm, dëshirë lirie e përpjekje për të mbjellë shpresën e ndërtuar të ardhmen.
Dëshmuan që Rama si kazanxhi profesionist mund të bëje pazare kazanësh, sahanësh e tepsish, por nuk mund te mbytë e të asgjësojë gazetarinë e së vërtetës dhe gazetarët e vërtetë të shumtë në ketë vendin tonë të vogël, fatkeqësisht me liri medie të cunguar e të vrarë nga pushteti mbytës.
Jetmiri sot me aktin e tij ka rrezikuar jetën e tij dhe të familjes, por ndërkohë ka dëshmuar që krimi qoftë dhe në pushtet sfidohet e gjunjëzohet me guxim.
Për ta mbrojtur Jetmirin nuk mjafton as vetëm një status, as thjesht e vetëm solidaritet e fjalë të bukura.
Duhet veprim për të shkërrmoqur perandorinë e krimit dhe të kazanit.
Një BRAVO është shumë pak për Jetmirin, Ambrozian, gazetarët e vërtetë e mediat e së vërtetës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Isco gëzon tifozët e Realit, nuk largohem nga Madridi
Previous article Makina aksidenton motorin në Durrës, në spital drejtuesi dhe vajza 17-vjeçare

k.autor

Postime të ngjashme

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve... Politikë

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve...

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike Politikë

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT