• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZBULIMI” i Çim Pekës: Thaçi e ka të keqen nga Grenell, ai e dështoi takimin e Uashingtonit sepse në lojë hynë edhe Rusia me Kinën
Home
Sociale

“ZBULIMI” i Çim Pekës: Thaçi e ka të keqen nga Grenell, ai e dështoi takimin e Uashingtonit sepse në lojë hynë edhe Rusia me Kinën

25 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Doni të dini se përse u publikua aktakuza ndaj Hashim Thaçit një ditë më parë, çka dështoi takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë?

Lexoni analizën e Çlirim Pekës, dhe do të ftilloheni.

Mund t’ju duket sikur po lexoni shpjegimet e përditshme që ai jep tek “Antena”, por jo këtë herë e ka tejkaluar Çlirim Pekës e “Antenës”. /TEMA

Ja një pjesë e shkrimit të tij:

“Pyetja shtrohet, pse zoti Grenell e sabotoi takimin e rëndësishëm të organizuar nga ai vetë? Përgjigja është e thjeshtë: e gjendur përballë një dështimi spektakolar në Shtëpinë e Bardhë, zoti Grenell dhe Shtëpia e Bardhë vendosen ta dështonin përpara se palët të udhëtonin, dhe fajtori duhej të ishte një faktor/arsye jo diplomatike/politike. Dhe u stis pamundësia e njërës palë për të udhëtuar dhe negociuar.

Po, si erdhi puna deri këtu?

Së pari, i gjendur nën presionin europian, vetë zoti Grenell ishte i paqartë për të definuar se çfarë do negociohej dhe çfarë do arrihej nga negociatat. Nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe finale, javën e fundit zoti Grenell u shpreh se marrëveshja do të ishte vetëm ekonomike dhe se po kërkohej modeli ekonomik kinez i zonës së lirë ekonomike të Shenzhenit, që prapë nuk kishte sens. Dhe se marrëveshja politike do të negociohej nga europianet. Që këtu, shpërtheu e gjithë tullumbacja e negociatave të drejtuara nga ShBA. Asnjëherë nuk kishte ndodhur që në një nismë të madhe ndërkombëtare, ShBA të merrnin rol dytësor.

Së dyti, kyçja e ShBA në negociata ishte një gabim sa taktik aq dhe diplomatik. Kur u ra dakord fillimisht që negociatat t’i udhëhiqte Bashkimi Europian, kishte një arsye të fortë, çështja Kosove-Serbi ishte pikë së pari një çështje e brendshme e Europës. Plus që përfshirja e ShBA si forcë e jashtme do të sillte automatikisht rusët në tavoline duke pamundësuar praktikisht një marrëveshje finale.

Së treti, ditën që u anulua takimi për shkak të akt-akuzës, Aleksandër Vuçiç ishte në Moskë duke u konsultuar me Vladimir Putin, vetëm pak ditë pasi Ministri i Jashtëm rus Lavrov ishte në Beograd.

Së katërti, megjithëse në sfond, si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB dhe aleat i Serbisë, Kina ishte kyçur dhe po punonte fort diplomatikisht në krah të Serbisë.

Së pesti, Bashkimi Europian duke përdorur karotën dhe shkopin e anëtarësimit në BE kishte bërë presion të fortë në Prishtinë, Beograd, Uashington, Moskë dhe Pekin se negociatat ishin një çështje vetëm europiane. Dhe se çdo marrëveshje tjetërkund do të ishte e pavlefshme.

Së gjashti, gjithçka po bëhej me ngut dhe në garë me kohën. Gara ishte me datën 3 nëntor. Grenell donte një marrëveshje të negociuar nga ai. Vuçiç donte një marrëveshje para se Joe Biden si mik i shqiptarëve mund të futet në Shtëpinë e Bardhë. Thaçi donte një marrëveshje që do të negocionte amnistinë përpara se të merrej zyrtarisht i pandehur.

Sikur shkëmbimi i territoreve të mos ishte vënë në tavolinë, marrëveshja do të ishte nënshkruar që në 2019 në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo histori do të ishte mbyllur.
Sot Kosova është kthyer ne një fushëbeteje të fuqishme diplomatike midis ShBA-ve, BE (Francës dhe Gjermanisë), Kinës dhe Rusisë, ku secila palë kërkon të mundë palën tjetër dhe të afirmojë aftësinë e saj gjeostrategjike. Në esencë nuk ka lidhje as me Kosovën dhe as me Serbinë, por me përplasjet midis fuqive të mëdha. Dhe ky është lajmi më i keq për Kosovën. E kemi dhuratë nga ngutja e Hashim Thaçit për amnisti…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Lazio nuk humbet kohë, Lotito dhe Tare takojnë Veronan për Kumbullën!
Previous article "E PASKE BËRË GJOKSIN MË NË FUND"/ Fjoralba Ponari i kthen përgjigjen epike ndjekësit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT