• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULIMI I CELULËS TERRORISTE NË SHQIPËRI/ Ky është informatori brenda kampit të MEK, u shoqëruan mbi 20 iranianë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULIMI I CELULËS TERRORISTE NË SHQIPËRI/ Ky është informatori brenda kampit të MEK, u shoqëruan mbi 20 iranianë

24 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga zbulimi i celulës terroriste në Shqipëri që do godiste në mars 2018. Sipas gazetares së Report Tv, Xhensila Kodra, deri më tani janë shoqëruar dhe pyetur mbi 20 iranianë brenda e jashtë vendit.

Në grupin që do të godiste ditën e festës së Novruzit sipas burimeve të Repor Tv u përfshinë 12 persona. Sipas po të njëjtave burime, grupi që do të kryente sulmin terrorist vitin e kaluar, informohej nga një i infiltruar në kampin e muhaxhedinë- ve. Ai është  Erwin ARAM. Ky person merrte informacione kur takonte familjarët që i kishte anëtarë të MEK.

Arama ka hyrë disa herë në Shqipëri me pasaportë austriake, ku në hyrjen e fundit policia ka tentuar ta ndalojë edhe për ta pyetur.

Rrjeti terrorist drejtohej nga regjimi iranian i njësisë klandestine dhe sekrete të forcave revolucionare “QUDS” që kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, është zbuluar nga autoritetet e sigurisë në vendin tonë. Kjo celulë, drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN (nuk i dihen gjeneralitetet), rezident i përhershëm në Iran. Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK).

Gjeneralitetet e organizatorëve të sulmit terrorist:
1.    PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2.    Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3.    Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4.    Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Flamurtari bën lëvizjen e pritur, klubi shkarkon Sadedinin
Previous article I DËNUAR ME 15.5 VITE BURG NË ITALI/ Arrestohet 46-vjeçari i shumëkërkuar në Fier (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla Aktualitet

HITA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË NË TRE QARQE/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT