• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULIMI I BUJSHEM/ Vilë me pishinë në ballkon: A është kjo pronë, e Rovena Gashit? (FOTO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

ZBULIMI I BUJSHEM/ Vilë me pishinë në ballkon: A është kjo pronë, e Rovena Gashit? (FOTO)

19 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Shumëkush është habitur se përse Dritan Gina, burri i Rovena Gashit kërkoi të bënte “harakiri” në zyrën e kryeprokurorit të Elbasanit.

Madje dikush dhe mund të ketë thënë se është e drejtë të mbrojë punën e tij.

Po ashtu bënë të habiturin disa njerëz dhe për shkarkimin e Rovena Gashit nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pasi duke qënë krahu i djathtë i Adriatik Llallës, tashmë ish kryeprokuror, ajo vetë firmoste dhe vetë vuloste, duke pasur në dorë çelësin e Llallës që hapte të gjitha dyert e Prokurorisë.

Askush nuk pyeti se si u emërua Rovena Gashi në atë detyrë, arësyet pse u emërua ajo dhe cili ka qënë kontributi i saj më parë për të mbërritur në këtë detyrë.

Po ashtu dhe për burrin e saj Dritan Gina, çfarë kishte bërë dhe cilat ishin meritat që e kishte merituar detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit. Të gjithë e panë refuzimin e fortë të tyre për largimin nga detyra, madje dhe paditë që kanë ngritur kundër kryeprokurores Arta Marku në gjykatë. Dhe duke parë në këndvështrimin e tyre, ata e kanë një farë të “drejte” që bëhen kamikazë.

Pasi humbasin shumë pasuri, e cila kishte shkuar për këtë periudhë shumë të shkurtër kohore në një shifër marramendëse.

Pesë vite ortakëri me Adriatik Llallën dhe kanë pasuri që të lë pa mend.

Kështu, te Shkëmbi i Kavajës është një superbanesë e Rovena Gashit dhe e Dritan Ginës. Fotoja që të prezantohet dhe jep një pamje shokuese për këdo që ëndërron një banesë në Shqipëri.

Kate me shumicë, dhoma me shumicë dhe kur mendon se aty banojnë vetëm dy familje, ajo e Rovenës dhe motrës së saj. Dhe si gjithnjë, është jo në emër të tyre, por në emër të një familjari.

Në emër të babait të Rovenës në rastin konkret, që ka në “pronësi” këtë banesë superluksoze në vendin më të mirë te shkëmbi i Kavajës.

Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët zyrtarisht kanë ‘vobektësi’ në pasuri, ndonëse jetojnë në banesa luksoze, që ua kanë dhënë “në përdorim” ose si “dhuratë” të afërmit e tyre. Deri dhe gjyshi apo gjyshja, pensionistë me pension kooperative gjithë jetën.

Dhe Rovena nuk bën përjashtim, jeton në banesën e të atit, por që në të vërtetë është pronë e saj dhe e burrit Dritan Gina.

Ky i fundit, dhe në konferencën për mediat kundër shkarkimit nuk mund të rrinte pa ekspozuar aksesorët e tij.

Të blerë në dyqanet më të shtrenjta.

Ndonëse syri të zë një orë superluksoze e cila në rastin më të keq kushton as më pak dhe as më shumë por 10.500 dollarë. Vetëm në njërën dorë, mbante gati 11 mijë dollarë.

Imagjino shpenzimet e tjera. Dhe të gjithë e dinë sa është rroga e një prokurori. Duhej të kishte punuar afër 12 muaj për të blerë atë orë dhe të mos hante dhe pinte fare, të agjëronte 12 muaj që ta blinte.

Prandaj bëjnë si “shpirt i keq” të gjithë këta që largohen. Kështu dhe Rovena me Dritan Ginën.

Qajnë privilegjet e tyre.

“Pamfleti.com” do të vijojë publikimin e pasurive të padeklaruara të këtyre monstrave të drejtësisë që kanë bërë padrejtësi në kurriz të shqiptarëve dhe që për ta vendi ideal është burgu.

Pasi të hetohen dhe të verifikohen se si i kanë vënë këto pasuri dhe pse nuk i deklarojnë. Ligji njëlloj për të gjithë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbajti ZI në Instagram, RIKTHEHET sot Bleona Qereti (FOTO)
Previous article FOTO/ Aksident i rëndë në Itali. Shqiptarja, nënë e 3 fëmijëve përplaset me pemën

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT