• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULIMI/ ADRIATIK LLALLA dhe ROVENA GASHI, gjysëm milioni USD shpenzime vetëm për bileta avioni nëpër botë (DOKUMENTAT)
Home
Breaking News

ZBULIMI/ ADRIATIK LLALLA dhe ROVENA GASHI, gjysëm milioni USD shpenzime vetëm për bileta avioni nëpër botë (DOKUMENTAT)

16 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fakte tronditëse për abuzimin me pushtetin dhe me mënyrën sesi e kanë menaxhuar atë gjatë 5 viteve të mandatit, po dalin në dritë pothuajse çdo ditë për Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që është drejtuar nga Adriatik Llalla. Ndërkohë që Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë ka qenë krahu i tij i djathtë Rovena Gashi, e cila logjikisht ka qenë edhe personi përgjegjës për udhëtimet me avion jashtë Shqipërisë, të cilat me sa shihen kanë qenë të panumërta.

Aq të shpeshta duket sikur kanë qenë udhëtimet me avion të drejtuesve të dikurshëm të Prokurorisë së Përgjithshme sa pyetja që mund të shtrojë një qytetar i thjeshtë është: Më shumë kanë qëndruar në Shqipëri apo në ajër shefat e organit të akuzës në periudhën dhjetor 2012- dhjetor 2017.

Milionat e udhëtimeve

Nëse i sheh me vëmendje shifrat nga dokumentat një kopje të të cilave i zotëron Alpenews.al sheh se për periudhë e viteve 2015- 2016 dhe 2017 shifra titale e shpenzuar vetëm për biletat e udhëtimeve jashtë shtetit nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme të drejtuar nga Adriatik Llalla arrin në një vlerë prej rreth 380 milionë lekësh.

Ndërsa në vitin 2014, siç mund të shihet në kolonën e vlerës totale të transaksioneve, shpenzimet për bileta udhëtimi jashtë shtetit arrijnë në 83 milionë lekë ose për të qenë më të saktë (8.289.968.00 lekë).

Duke i mbledhur shifrat e tri viteve mes 2015 dhe 2017 me totalin e 2014, atëherë shuma e shpenzuar nga taksat e shqiptarëve për bredhje lart e poshtë me avion nëpër botë është plot 463 milionë.

E e ta mendosh që e gjitha kjo, vetëm për 4 nga 5 vitet e mandatit. Nëse i shton këtyre shpenzimeve edhe ato të 27 dhjetorit 2012 që është udhëtimi ndoshta i parë i Adriatik Llallës jashtë si Kryeprokuror dhe të vitit 2013 kur Rovena Gashi u emërua Drejtoreshë e marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, atëherë shifra me siguri i kalon edhe gjysëm milioni dollarë.

Pyetjet që presin përgjigje

A janë të gjitha udhëtime zyrtare pune këto shpenzime marramendase që janë bërë me paratë e bushtetit të shtetit?

Sa herë kanë udhëtuar edhe jashtë ditëve të aktiviteteve e ndoshta edhe destinacioneve të detyrueshme për shkak të angazhimeve ndërinstitucionale?

A është bërë auditi i brendshëm i institucionit apo nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për këto shpenzime marramendase?

A është koha që të verifikohet edhe kjo çështje nëse Llalla dhe Gashi e kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet shpërdorimit të parave të takasapaguesve shqiptarë pa kriter.

Shpenzimet e tjera

Shifra prej gjysëm milioni dollarë nuk është “i vetmi mëkat” që Llalla dhe Gashi kanë bërë me paratë e buxhetit. Shpenzime të jashtëzakonshme duket të jenë bërë edhe për para xhepi të mara me kartë si shpenzime “qejfi” në vlera mijëra eurosh për çdo udhëtim.

Por edhe shpenzime që janë shënuar në shpenzimet financiare për dreka, darka, pritje e përcjellje, të cilat duhen verifikuar në mënyrë specifike e rast pas rasti. Sepse në pasqyrat financiare të Prokurorisë has shifra nga 600 mijë lekë për një drekë të thjeshtë e deri miliona e miliona.

 

 

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ja lan këmbët Sali Berishës? Përgjigjet Armina Mevlani: Ai meriton t'ja lash me FLORI...
Previous article Propozimi i Shkëlzenit paska qenë si në përralla. Armina ka të drejtë të besojë në ëndrra

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT