• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBËRTHEHET i penduari Artan Tafani: Ushtarit të Aldo Bares i bëmë kurth, e vramë pas grackës se do i gjenim disa doza me heroinë
Home
Breaking News

ZBËRTHEHET i penduari Artan Tafani: Ushtarit të Aldo Bares i bëmë kurth, e vramë pas grackës se do i gjenim disa doza me heroinë

30 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pjesë nga dosja e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani anëtari i bandës famëkeqe të Lushnjës me kryetar Laert Haxhiun.

Katër muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, grupi i vrasjeve që drejtohej nga Laert Haxhiu, planifikon të kryejë një vrasje tjetër.

Alban Semaku alias Elton Mermali i njohur ndryshe në Lushnjë me nofkën “Kinezi”, sapo kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë në sy të Laert Haxhiut.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, Laert Haxhiu, tregonte se Mermali ishte pjesë e bandës së Lushnjës dhe ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares.

Në fakt Elton Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë.

Për të vrarë Alban Semakun, është vendosur një plan për ta gënjyer atë lidhur me konsumin e heroines. Pasi grupi i Laertit e dinte që Semaku kishte varësi dhe konsumonte drogë.

“…ne kishim rënë në dijeni se Mermalin kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qenë i veshur me një boksier jelek. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pa koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave…”-ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA TRONDITËSE E TË PENDUARIT: Laerti e vrau kushëririn për reputacion, mori 50 mijë euro! Fridmani, kërkoi falje...
Previous article EMRI/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 18-vjeçari në Mallakastër

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT