Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, publikoi një listë me 9 emra, studentë në vitin e parë të ciklit të parë të studimit për mësuesi, të cilët përjashtohen nga pagesa e shkollimit pasi kanë rezultate të larta.
Këta studentë përfitojnë bursë të plotë, për shkak të vendimit të qeverisë të datës 21 nëntor 2018, i cili parashikon përjashtimin e këtyre studentëve nga tarifa e shkollimit për shkak të rezultateve të larta në mësime.
Kjo është një politikë e qeverisë për të afruar në degën e mësuesisë studentë me nivel të lartë arsimor, në mënyrë që në të ardhmen të rritet edhe cilësia e mësimdhënies.



