• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET VENDIMI PËR BERISHËN/ GJKKO: Masa e ndalimit për të lëvizur jashtë shtetit nuk përbën heqje lirie
Home
Politikë

ZBARDHET VENDIMI PËR BERISHËN/ GJKKO: Masa e ndalimit për të lëvizur jashtë shtetit nuk përbën heqje lirie

7 November, 2023 s.autor Politikë

Është zbardhur vendimi i GJKKO për masën ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Mësohet se GJKKO është shprehur se masat ndaj Berishës nuk përbëjnë heqje të lirisë.

Sipas tyre për këtë masë nuk ka nevojë të kërkohet autorizim nga Kuvendi, ndërsa shtojnë se ish-kryeministri Berisha ka refuzuar të marrë njoftimin për masën ndaj tij.

Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar detyrimi i paraqitjes në gjykatë dy herë në muaj, si edhe i është ndaluar të udhëtojë jashtë territorit shqiptar.

Pjesë nga vendimi:

Në interpretim të neneve 27 dhe 28 të Kushtetutës, konstatohet se bëhet fjalë për një burgosje të personit, heqje e lirisë në kuptimin e kapjes së tij. Kjo heqje lirie mund të ndodhë në disa forma që janë: a)me kërkesë në gjykatë; b)me urdhër ndalimi të prokurorit; c)arrestimi në flagrancë; d)ndalimi me inisiativë; e)heqje e paligjshme e lirisë në çfarëdo lloj forme siç është marrja me forcë dhe mbyllja në një vend, apo mbyllja në vendin ku ndodhet duke mos e lejuar të dalë etj. Edhe garancia pasurore, sipas në burg” ose “arrest në shtëpi”.

Nga analiza e dispozitës kushtetuese dhe e dispozitave procedurale rezulton se shprehja kushteronit “liria” e përmendur në nenin 73 pika “2” e Kushtetutës i referohet vetëm ‘lirisë personale’ së personit nën hetim dhe jo lirisë së tij për të dalë lirisht jashtë shtetit. Ndërsa shprehja “në çfarëdo lloj forme” nuk nënkupton çfarëdo lloj lirie, por format që mund të zbatohen për heqjen e saj, siç mund të jenë: i.heqja e lirisë me vendim gjykate për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”; ii.urdhëri i ndalimit të prokurorit; iii.ndalimi me inisiativë nga policia gjyqësore; iv.arrestimin flagrancë. Trajtimi i mësipërm është në përputhje dhe me gërmën 3 të nenit 73 të Kushtetutës, sipas të cilës deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, si dhe me nenin 289 të K.Pr.Penale, sipas të cilit, mosdhënia e autorizimit sipas nenit 288 të këtij kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi sipas nenit 244 të K.Pr.Penale. Për këto të drejta të tjera themelore, nuk parashikohet pasja e imunitetit të deputetit dhe prandaj nuk është e nevojshme dhënia e autorizimit paraprak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Masat e caktuara nga gjykata nuk kanë cënuar lirinë personale dhe në kuptim të ligjit procedurial përbëjnë “masa të tjera” për të cilat shprehimisht nuk kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit.

Masa e sigurimit personal e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit të dhëna ndaj personit nën hetim Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje të lirisë personale’ por një kufizim të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit’. Këto kufizime të lirisë për të lëvizur jashtë shtetit dhe për t’u paraqitur në policinë gjyqësore: së pari, janë kufizime tejet proporcionale në lidhje me nevojat e procedimit penal, kjo për arsye se edhe ‘ndjekja penale’ është një koncept kushtetues që përbën një atribut të prokurorisë dhe si i tillë kërkon të baraspeshohet me ushtrimin e të drejtave dhe lirive personale të personit nën hetim.

Së dyti, e drejta të lirisë personale dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen detyrimit nga organi procedues për të kërkuar autorizimin paraprak nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Së treti, dallimi i lirisë personale dhe i asaj për të dalë jashtë shtetit është i përcaktuar edhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut./m.j

Mësohet se GJKKO është shprehur se masat ndaj Berishës nuk përbëjnë heqje të lirisë, ndryshe nga çfarë ka pretenduar ish-kreu i qeverisë vazhdimisht.foto galeri foto galeri foto galeri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NDAJ 3-VJEÇARES/ Jepet masa për edukatoren, pezullohen tre zyrtarë të policisë (EMRAT)
Previous article SEANCA GJYQËSORE/ Dëshmitari: Më thanë se do mblidheshin vota për Fredi Belerin, dhe lajmërova….

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT